Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Jam goxha kureshtar?!

Jam shumë kureshtar që ta dijë se:

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese te Kosovës, a e dinë se: çfarë Republike është Kosova? Do të isha i lumtur që ta dija saktë këtë?! Kuptohet nëse ata e dinë në esencë rolin e përgjegjësinë e tyre Kushtetuese?!

Po, për “ekspertët” e shkencave juridike, që na i qorruan sytë e shurdhuan veshët, a dinë ata që të na thonë: çfarë Republike është Kosova, sipas mendjeve të tyre të “ndritura”?!!!! Kuptohet po mendojë për ekspertet që nuk dinë gjithçka.

Vrapuesit për Kryeministër, Kryetarët e partive politike, a e kanë idenë se për çfarë Republike kanë garuar në zgjedhje? Për Republikë parlamentare, mbretërore, islamike apo tallava republikë? Pastaj a e dinë ata pse janë më të mençurit e botës? Madje pse e ngritin shkopin lartë në zgjedhje e pas tyre e rrëzojnë për toke?!!!

Për të tjerët që janë partizanë të këtij apo atij kryetari partie, e që nuk kanë nevojë të mendojnë me kokat e tyre se kryetari mendon për ta, as që ia vlen që të pyesësh?!!!

Kur t’i dija përgjigjët, mbase do ta thosha ndonjë fjalë, por në ambientin tonë me veshët e mbyllur me dyllë, mbase edhe nuk ia vlen. Ku ta dish?! Thonë “heshtja është Ari e të folesh argjend”?!!! Populli e ka thënë edhe një gjë, fortë të mençur: “Fjala e drejt vret më shumë se plumbi”. Vërtete fjala e drejtë krijon armiq, por ajo duhet të thuhet, se armiqtë e “duan” shumë nënshtrimin, si kryetarët e partive te mëdha tek Ne!

Edhe një gjë po me vije keq: Pse disa luftëtarë të mëdhenj të parimësisë politike i kanë “shti veshët në lesh”?! Apo, mbase, po dëshirojnë të mbesin Ari?!!!

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …