Me rastin e 22 janarit që shënon 18-vjetorin e Rrethimit të Dytë të Jasharëve në Prekaz nga Policia dhe Ushtria serbe, ish kryekuvendari, Jakup Krasniqi, duke përkujtuar ato ditë heroizmi ka shkruar: Sot u mbushën tetëmbëdhjetë vjet nga sulmi diversant serb mbi familjen Jashari. Më 22 janar 1998 shteti serb kishte organizuar sulm diversant serb në familjen Jashari. Qëllimi i sulmit në shtëpinë e Jasharëve kishte qëllim të zhdukjes së komandantit legjendar, Adem Jashari, për t’i dhënë një goditje vdekjeprurëse Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për ta përjetësuar sundimin serb në Kosovë. Familja e Jasharëve u godit me armë të ndryshme automatike e murtaja dore. Atë natë Ademi nuk ndodhej në shtëpi. Luftuan i ati, Shaban Jashari, i vëllai, Hamza dhe anëtarë të tjerë të familjes, edhe ata të moshës së re siç ishte Kushtrimi, djali më i vogël i Ademit. Gjatë këtij sulmi diversant nga Jasharët u plagosën: Ilirianë e Selvete Jashari. Armiku, edhe pse sulmin e kishte bërë në mënyrë shumë tinëzare, për herë të dytë u detyrua të tërhiqej pa ia arritur qëllimit të tij. Edhe këtë herë u vërtetua nga Prekazi i Jasharëve, se rruga për liri e popullit shqiptar ishte e pakthim. Jasharët ishin balli dhe shpirti i asaj rruge!
I përjetshëm qoftë kujtimi për Jasharët legjendarë!