Dje në orët e pas ditës, mediet kishin publikuar një titull intrigues: “Mustafa: Nuk ka dialog pa liberalizimin e vizave”. Interesant?! A është e mundur, këta njerëz që kaq lehtë i gjunjëzohen Serbisë, të jenë kaq trima me Brukselin e fuqishëm?!
Zoti hair e baftë!
Nuk e di çka mendojnë të tjerët, por e gjithë përvoja ime, sidomos në 5/6 vitet e fundit, është më shumë se e hidhur sa herë që qeveritarët (kryeministrat: Thaçi & Mustafa) flasin për “patriotizmin” apo i “shtinë brinat” me BE-në, pasojnë marrëveshje të dëmshme për Kosovën. Kjo praktikë është që nga sulmi i Thaçit (urdhri për sulm) në Veri të Kosovës. Ku ra hero, polici Zyberi! Para pak dite Thaçi e “sulmoi” BE-në, pasi ajo nuk ia dha si kompensim për marrëveshjet antikushtetuese, liberalizimin e vizave qytetarëve të Kosovës, por, pas pak dite e pamë se ai i zbuti fjalët.
Tani e kemi kërcënimin tjetër nga shefi i Thaçit, Kryeministri Mustafa i cili paska thënë: “Nuk ka dialog pa liberalizimin e vizave”?! Hajde babë hajde! Cili në gjurmë te cilit po ecën?! Këta njerëz sikur po mendojnë, sikur liberalizimi i vizave fitohet si pasoj e koncesioneve të bëra në Bruksel?!
Ndoshta shumë kush mendon se ky po kërcënon për mos liberalizimin e vizave?! Unë frikësohem nga marrëveshjet e reja komprometuese për Kosovën dhe qytetarët e saj të cilat janë në pritje. Këta njerëz janë të pa parashikueshëm, tjetër gjë thonë e tjetër bëjnë?! Dreqi në fije nuk mund t’ju bien! Edhe dreqi ndoshta do të thoshte: Dreq kesh, por as unë s’po marrë vesh?! Thjeshtë: Sa herë këta njerëz flasin për “patriotizëm” apo sulmojnë te “fortët”, Serbisë i bëjnë koncesione. Kështu se paku ishte deri më tani! Diçka tjetër nuk pres as tash! Nuk e di, çka mund të presin qytetarët?!