Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovës, Jakup Krasniqi, ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së ish kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepit. “Me rastin e vdekjes së ish-kryeministrit të Kosovës Bajram Rexhepi, për të cilin ruaj kujtime shumë të mira në qeverisjen e Kosovës në vitet 2002 – 2004, iu shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, farefisit dhe gjithë miqve të tij. I përjetshëm qoftë kujtimi për ish- Kryeministrin, Bajram Rexhepi!”, ka shkruar Jakup Krasniqi.
