Jakup Krasniqi: A duhet të vazhdojë më tej dialogu i Kosovës me Serbinë, në Bruksel?

Jakup Krasniqi: Kërkesa për një Asociacion mbi baza etnike është kundër frymës së Kushtetutës së Kosovës

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka reaguar bë mospajtimet ndërmjet Brukselit dhe Beogradit lidhur me çfarë ligje do të krijohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Krasniq  ka shkruar se reagimet që vijnë nga Beogradi, e sidomos nga kryetari i Serbisë Aleksandër Vuçiq, është më shumë se e qartë se politika zyrtare serbe është duke kërkuar hise më të madhe në Kosovë. “Ata nuk e kanë hallin për të drejtat dhe liritë e avancuara të qytetarëve serbe në Kosovë, ata po duan: Republikë serbe ose ndarje të Kosovës. Prandaj Vuçiqi i reagon Brukselit duke i thënë: ‘Le të na tregojë BE-ja se ku thotë në marrëveshje që duhet të formohet sipas ligjeve në Kosovë’”, ka shkruar Krasniqi.

Përplasjet Bruksel – Beograd për Asociacionin

Beogradin e ka shqetësuar shumë deklarata e Kocijançiçit për asociacionin e komunave një etnike serbe në Kosovë, “se asociacioni duhet të formohet vetëm sipas ligjeve të Kosovës”. Natyrisht që zëdhënësja e BE-së ka mundur të thotë edhe sipas Kartës Evropiane për Decentralizimin e Pushtetit Vendor dhe Dokumentit Gjithëpërfshirës për Zgjedhjen e Statusit përfundimtar të Kosovës, të njohur edhe si dokumenti i Ahtisarit. Një e vërtetë e madhe është se, komunitetit serbe ka të drejta më të avancuara në Kushtetutën e Kosovës se çdo komunitet tjetër në kontinentin tonë (Evropën). Gjuha serbe është gjuhë zyrtare, kanë autonomi goxha të madhe në siguri, drejtësi, arsim, shëndetësi etj.

Reagimet që vijnë nga Beogradi, e sidomos nga kryetari i Serbisë Vuçiqi, është më shumë se e qartë se politika zyrtare serbe është duke kërkuar hise më të madhe në Kosovë, pra ata nuk e kanë hallin për të drejtat dhe liritë e avancuara të qytetarëve serbe në Kosovë, ata po duan: Republikë serbe ose ndarje të Kosovës. Prandaj Vuçiqi i reagon Brukselit duke i thënë: “Le të na tregojë BE-ja se ku thotë në marrëveshje që duhet të formohet sipas ligjeve në Kosovë”.

Natyrisht, Vuçiqi po tregon qëllimin e tij kur thotë: “ku thuhet se asociacioni duhet të formohet me ligjet e Kosovës”. Pra ai po kërkon që asociacioni të bëhet sipas ligjeve të Serbisë dhe çka thonë ligjet e Serbisë, zyrtarët serbë e deklarojnë shpesh si në korin e bretkosave të moçaleve.

Këto deklarata dhe shumë të tjera duhet që t’i kenë parasysh të gjithë ata zyrtarë të lartë apo ekspertë që do të merren me bisedimet për formimin e asociacionit të Komunave më shumicë serbe. Po një gjë duhet të kihet parasysh: Vetëm kërkesa për të pasur asociacion mbi baza etnike, është kundër frymës se Kushtetutës. Prandaj është më shumë se e qartë, Serbia po kërkon një nivel tjetër të pushtetit dhe vetëm për serbët. Pra, kërkesa e Serbisë nuk është për asociacion por për një Bashkësi të serbëve të Kosovës të ngjashme me Bashkësinë e Komunave serbe të Bosnjës.

Kësaj kurthe të Serbisë mund t’i iket vetëm duke ua afruar Statutin ekzistues të Komunave të Kosovës, pra ashtu siç është edhe në Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet e saja dhe në dokumentet e tjerë të përmendura më lartë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …