Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Këta kryetarë nuk sjellin normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

Duke folur për bisedime për normalizim të marrëdhënieve, Kosovë-Serbi, Jakup Krasniqi thotë se nuk duhet të ketë bisedime që prodhojnë situata konflikti, të cilat gjëra i kemi parë goxha shpesh viteve të fundit. Kujtoni: Trenin “nacionalist” e murin përtej urës, a nuk ishin e mbeten dëshmi të gjalla të një konflikti në përmasa të paparashikueshme? Pasta kujtoni : “marrëveshjet” për KEK-un e Telefonin mobile, me të cilat marrëveshje Kosova humbë miliona euro,të cilat po i paguan shumica shqiptare?! Pastaj, kujtoni marrëveshjen për Bashkësinë e komunave me shumicë serbe etj. Ata që i kanë krijuar këto mosmarrëveshje që kanë prodhuar gjendje lufte, nuk mund ta kapërcejnë veten e tyre, që t’na prodhojnë normalizim të ri të marrëdhënieve ndërshtetërore?!  Gjatë gjashtë- shtatë viteve e në vazhdimësi u premtuan: liberalizimi, integrimi në BE dhe në NATO. Asnjëra nuk ndodhi, madje dhe liberalizimi i vizave që ishte puna më e lehtë, nuk po realizohet dot. Natyrisht që Kosova nuk ka alternativë tjetër, çështje është si ta realizojmë alternativën e vetme?

A mund t’ju besohet më atyre që në vend të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë- Serbi, krijuan situata kërcënimi e konflikti? Unë nuk mund t’ju besoj. Bisedimet duhet të lihen në duar të sigurta. Prandaj është i nevojshëm konsensusi nacional. Gjithashtu, Po e madhe anëtarësimit në BE e NATO, por kjo nuk mund t’i besohet as mashtrimit të radhës se, bisedimet mes Thaçit e Vuçiqit në Bruksel do të na sjellin “Anëtarësimin në BE e NATO”! Nuk duhet ecur rrugës përfundimi i secilës dihet paraprakisht. Gjashtë vitet e bisedimeve në Bruksel, ishin gjashtë vitet e dështimeve në bisedimet politike, ishin vite të dështimeve edhe në politikat e brendshme qeverisëse në te dy vendet.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …