leoni

Jakup Krasniqi: Kjo duhej të ishte konferenca e kryeministrit Isa Mustafës, më 9 dhjetor 2015

Fillimi:

Të dashur gazetarë e gazetare, mirë se keni ardhur sot, një vit nga zgjedhja ime Kryeministër i Kosovës. Ju bëj me dije se pas konferencës do t’ua shtrojmë një drekë për sukseset që i ka arritur Qeveria e Kuvendi në përjashtimin e opozitës nga institucioni i vetëm që përfaqëson ajo – Kuvendi. Diçka si kjo që e pat shtruar Kryetari i Kuvendit pasi e përjashtoi opozitën nga mbledhja e Kuvendit. Ky është suksesi më madhor që kemi arritur gjatë këtyre 16 viteve, te kemi Kuvendin pa opozitë. Për detalet tjera do ju njoftoj gjatë drekës të shtruar enkas për Ju!

Po fillimisht do ju numërojmë disa nga sukseset brilante që i arritëm me zotin Thaçi:

 1. Suksesin më të  madh të punësimit (mane në mend), e kemi arritur me largimin e mbi 100.000 qytetarëve nga Kosova, pas formimit të koalicionit PDK-LDK, sigurinë gjatë udhëtimit (neper Serbi) ua ofrojë qeveria Mustafa-Thaçi. Në këtë plan ishim shumë të suksesshëm. 

2. Kemi arritur gjithnjë se bashku (LDK-PDK) që t’i  ç’kapim institucionet e shtetit nga kapja që ua kishte bërë qeveria e Thaçit, tani po e bëjmë së bashku.

3. Kemi pasur sukses të realizojmë ëndrrën e kamotshme për krijimin e Republikës Serbska në Kosovë, për çka kemi marrë një mbështetje të madhe ndërkombëtare dhe jemi shumë të lumtur. 

4. Kemi pasur sukses që ta nënshkruajmë një marrëveshje për faljen e 8229 hektarëve të Tokës se Kosovës, është fjala për Demarkacionin me Malin e Zi.

5. Kemi arritur sukses që mbi 80% e qytetarëve mos të  besojnë për shkak të qeverisjes së mirë dhe këtë, ne e konsiderojmë sukses të Republikës sonë.

6. Arritëm të krijojmë një pushtet të fuqishëm policor, për përndjekjen e opozitës dhe burgosjen e deputeteve dhe kjo nuk ka ndodhur asnjëherë deri më tani. Pushteti ynë u tregua shumë i suksesshëm në luftë me opozitën’

7. Kuvendin e kemi shndërruar në laborator për eksperimentimin e gazrave dhe e kemi garantuar një siguri të lartë për deputetet, duke instaluar në Kuvend njësinë elite të trupave anti terror, pa këto masa opozita ndihej e pa sigurt nga terrori i numrave të pozitës.

8. Gjithashtu  arritëm që të kemi suksese brilante, duke përndjekur opozitën, kemi harruar ndjekjen e të korruptuarve në qeveri e institucione të tjera që keqpërdorin buxhetin e shtetit, prandaj nuk jemi as në mesin e 100 shteteve që e luftojnë korrupsionin edhe në ketë sukses kemi një mbështetje të madhe ndërkombëtare, sidomos nga Ambasadat e pesëshes së madhe në Kosovë.

9. Suksese markante kemi arritur sidomos në komunikimin me shumë kulturë të përsosur me opozitën dhe opinionin publik, ani pse ndonjëherë i kemi quajtur opozitarët gomar e vrasës. Për këto të arritura të mëdha na kanë ndihmuar edhe disa nga “mediat e pavarura”, të cilat qeverisë i kanë bërë një mbështetje të pa kompromis, duke qenë një oponencë e fuqishme e opozitës. Për këto çështje jemi kujdesur me bashkëpunëtoret e koalicionit ( Isa & Thaçi – Veseli). 

10. Në muajin e fundit të vitit kemi arritur se kundërshtuari fuqishëm ndërhyrjen e Shqipërisë në politikën e brendshme të Kosovës dhe ua kemi hapur portat Vuciqit dhe bashkëpunëtorëve të tij për tu bërë bashkëpjesëmarrës në sovranitetin e shtetit tonë.

11. Suksesin më të madh gjatë këtij viti e kemi pasur në Sistemin e Drejtësisë, të cilin e kemi bërë të heshtë dhe të mbyll çdo proces ndaj nesh dhe familjarëve tanë, ndërsa u kemi lënë duart e lira që të merren me opozitarët e “korruptuar”. Edhe pse jemi vendi më i korruptuar në rajon, vendi nuk ka ndonjë aferë korruptive, sidomos jo në ketë vit të sukseseve të mëdha.

12. Ndoshta i kemi arritur do marrëveshje të dëmshme për vendin, por, unë e Thaçi  jemi përkujdesur që t’i mbrojmë interesat tona, pasi na kanë “zënë bishtin me derë” dhe nuk mundëm ta mbrojmë interesin e vendit. Na vjen keq që opozita nuk po i kupton hallet tona dhe ato janë goxha të mëdha.

Ka edhe suksese të tjera të këtyre natyrave, por po e kursejmë opinionin publik nga sukseset e shumta që i arritëm unë me Hashimin.

Në ditët e ardhshme, para festave të fund vitit, ministrat do i zgjerojnë dhe thellojnë sukseset e tyre mbi bazën e sukseseve që prezantova sot, më 9 dhjetor 2015.

Për suksesin e madh në numrin e Ministrave e të zëvendësministrave, nuk dëshirojmë që t’ju shqetësojmë e tua prishim festat e fund vitit.

Po e përfundoj ketë ekspoze duke nënvizuar se peformanca e qeverisë ishte e shkëlqyeshme, anipse qytetarët nuk po donë t’i njohin sukseset tona! Vazhdojmë me sukseset, por nuk mund t’ju prezantojmë të gjitha.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …