leoni

Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Koalicionin, Nisma-AAK-Vetëvendosja e bën të pamundur posti i kryeministrit

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi ka treguar arsyen pse partitë opozitare nuk po mund të garojnë në zgjedhje si një opozitë e bashkuar, ashtu siç ishin bashkuar për shumë çështje, përfshirë Demarkacionin me Malin e Zi. Ai është shumë skeptik që Nisma për Kosovën, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Vetëvendosje do të mund të krijonin një koalicion parazgjedhor. Thotë se të dyja palët kanë arsyet e veta për një veprim të tillë. Nuk ka një përpjekje serioze, ose së paku nuk e di që ka një përpjekje serioze për tu bërë bashkë”, tha ai.  “Unë mendoj se është e dyanshme. Nuk e shoh gatishmërinë në masën që do të huhej të ishte meqenëse ne edhe do të vazhdojmë të besojmë që partitë opozitare do të kenë mundësinë të qeverisin me vendin dhe tani duhet t’i presim thjeshtë zgjedhjet, fillimin e fushatës zgjedhore, ka saktësuar Krasniqi. Deri në mesnatën e të martës, partitë politike kanë për obligim të deklarojnë në KQZ koalicionet garuese në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …