Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Komisioni, territorin e Kosovës e ka bërë si plastelinë

 Me kushtëzimet që BE-ja ia ka bërë Kosovës, askush ose pak kush mund të jetë dakord, veç qeveritarëve që i kanë pranuar si të tilla. Këtë e konfirmoi në një formë edhe eurodeputetja Fajon në emisionin interaktiv në KTV-së më 20 shkurt 2017. Ajo ndër të tjera tha: “Kriteret i kanë caktuar BE-ja se bashku me qeverinë e Kosovës”.

Nuk jam dakord edhe për faktin se BE-ja me këtë kushtëzim ka shkelur në vlerat e saja të traditës që ajo kishte vendosur për kriteret e liberalizimit të vizave. Ka shkelur të drejtën e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe ka shkelur të drejtën elementare të njeriut. E drejta e njeriut për BE-në është e drejtë fundamentale.

Kuvendi i Kosovës bujarisht e pati pranuar EULEX-in, duke qenë e bindur se do të ndikojë në përmirësimin e Sistemit të Drejtësisë, se do të ndiqeshin të korruptuarit jo vetëm në Gjyqësi e Siguri, por në gjithë jetën institucionale, e cila jo vetëm që nuk ndodhi, por pati dyshime se u korruptuan edhe prokurorë e gjyqtarë të EULEX-it.

Por, nuk mund të pajtohem as kur i pari i vendit tonë drejton akuza publike kundër BE-së, e cila “nuk na paska vizion e lidership”?! Po e zëmë se “BE-ja nuk paska vizion e lidership”, por e gjithë çështja është, kush e ku po e thotë?! Nëse “Be-ja nuk ka vizion e lidership”? Pse vendi ynë nga mëngjesi e në mbrëmje ose err e terr përbetohet për rrugëtimin tonë drejt integrimeve në BE? Për liberalizim e integrim në BE? Këtu natyrshëm shtrohet pyetja, pse të integrohemi në një vend që nuk ka vizion e lidership?! Apo pse të mos rrimë këtu ku kemi vizion e lidership edhe për eksport?!

Nëse, “BE-ja nuk paska vizion e as lidership”,siç po thotë Hashim Thaçi, pse atëherë po kërkon nga deputetët e partive të koalicionit (PDK e LDK) që ta votojnë Projektligjin për ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi? Madje, pse të shkojmë atje ku nuk ka vizion e lidership?!

A ka mundësi që dikush të na tregojë prej nga vrapi i Presidentit dhe i Kryeministrit të Kosovës për t’i falur territor Malit të Zi? Çfarë matje bëri Komisioni i formuar për të vërtetuar punën e Komisionit qeveritar, sipas të cilit territori i Kosovës është rritur edhe përkundër asaj, që më demarkacionin e përfunduar me Maqedoninë, Kosova kishte humbur territor?! A ka mundësi, që edhe përkundër humbjeve të territoreve me demarkacionin me Maqedoninë e Malin e Zi, Kosovës t’i rritet territori?! Sipas këtyre ekspertëve, të udhëhequr nga Akademiku po del që sa më shumë territor që humbë Kosova, kur ta masin këta “ekspertë”, territori i Kosovës rritet?! Sikur territori ynë të ishte prej plastelinës.  A do të rritet territori i Kosovës edhe pas demarkacionit që duhet të bëhet me Serbinë?

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …