leoni

Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Kosova ka bërë mjaft kompromise në bisedimet e Vjenës, nuk mund të bëjë kompromise të tjera

Kryetari i Këshillit kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, thotë se Kosova ka bërë mjaft kompromise në bisedimet e Vjenës dhe se nuk mund të bëjë më kompromise sa i përket dialogut me Serbinë. Ai shprehet për vazhdimin e dialogun me Serbinë, por jo për një kompromis të ri. Një përgjigje të gjithë atyre që kërkojnë kompromis të ri nga Kosova në dialogun me Serbinë. Ata  duhet ta dinë se  Kosova e ka bërë kompromisin e madh në Bisedimet e Vjenës, ata që nuk besojnë, le të kërkojnë sqarime nga drejtuesit kryesor të atyre bisedimeve.

  1. Ne në Kosovë kemi bërë bisedime politike dhe kompromisin e madh në Bisedimet e Vjenës gjatë viteve 2006 – 2007 nën prezencën dhe mbikëqyrjen e BE-së dhe të Grupit të Kontaktit. Bisedimet janë udhëhequr nga emisari special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.
  2. Bisedimet politike të Brukselit (BE-së) padrejtësisht e kanë hapur çështjen e statusit politik të shtetit të pavarur, sovran e demokratik të Kosovës të shpallur në koordinim me Komunitetin Ndërkombëtar e sidomos me vendet e Grupit të Kontaktit, pas bisedimeve të Vjenës.
  3. Me shpalljen e Pavarësisë me 17 shkurt 2008 dhe pas përgjegjës se GJND-së në pyetjen e Serbisë, se Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar, bisedimet politike me Beogradin kanë qenë të përfunduara. Ketë e ka konfirmuar edhe Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e cila pas vendimit të GJND-së me Rezolutë ka kërkuar nga Kosova e Serbia që të zhvillojnë bisedime teknike për përmirësimin e jetës së qytetarëve te dy vendeve nën mbikëqyrjen e Brukselit.
  4. Kosova është për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë në kufijtë ekzistues të njohur edhe ndërkombëtarisht. Serbia po kërkon e kërcënon me agresion të ri mbi Kosovën. Ketë po e kërkojnë zyrtarët më të lartë të saj.
  5. Qeveria Serbe duhet të obligohet që të distancohet nga politikat e krimit e të gjenocidit, gjë të cilën ajo nuk e ka bërë, përkundrazi ajo i mohon ato.
  6. Nuk duket që kjo klasë politike që qeverisë në Beograd është e gatshme që t’i normalizoj marrëdhëniet me Kosovën e shqiptarët.
  7. Ne gjithashtu jemi të bindur se as pala e jonë e as evropianet nuk e kanë gjetur gjuhën që e kuptojnë zyrtarët e lartë në Beograd, të cilët janë trashëgimtarë të politikës së Serbisë se Millosheviqit. Millosheviqi ka kryer krime të gjenocidit në Kosovë, pasardhësit e tij sot i mohojnë paturpësisht ato politika gjenocidale.
  8. Beogradi zyrtar është duke i penguar shumë qytetarët serbë të Kosovës që të integrohen në jetën politike e publike në Republikën e Kosovës. Integrimi i serbëve të Kosovës në jetën politike e publike është penguar nga Bisedimet politike të Brukselit.
  9. Para bisedimeve politike të Brukselit ka pasur një integrim të dukshëm të serbëve të Kosovës në jetën politike e publike në Kosovë. Lista Serbe si pjellë e Bisedimeve të Brukselit, nuk është për integrimin e serbëve në shtetin e Kosovës, është për copëtimin e Kosovës dhe si e tillë është antikushtetuese (e jashtëligjshme).
  10. Gjithashtu ne jemi më shumë se të bindur se Kosova ka bërë shumë kompromise në Bisedimet e Vjenës dhe nuk guxon të bëjë kompromis të ri. Çdo kompromis i ri e bënë jo funksional shtetin. Bisedimet politike në mes Kosovës e Serbisë në Bruksel me mbikëqyrjen e BE-së për më shumë se gjashtë vite s’ishin gjë tjetër vetëm një labirint pa shtegdalje. Edhe nëse do të krijonte dalje, dalja do të ishte ne një pus i pafund. Vazhdimi i këtij labirinti nuk krijon normalizim të marrëdhënieve e as dalje paqësore, pasi të gjitha palët në ketë dialog ishin sa jo serioze aq edhe të papërgjegjshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …