Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi shkruan se “me shkeljet e një pas njëshme të nenit 118.5. të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe me shkeljen e Vendimit të PZAP-it nr. 91/2016, nga Institucioni i Pavarur për Zgjedhjet – KQZ-ja, e drejtuar nga një gjyqtare e Gjykatës Supreme, po konfirmohet botërisht gatishmëria për t’i thelluar të gjitha veprimet në drejtim të parregullsive në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Drenasit. Në Komunën që nga zgjedhjet e kaluara janë mbi 250 komisionar të dënuar me vendime gjyqësore. Për ne si subjekte politike nuk ka rëndësi se kush do mbetet e kush do të tërhiqet nga gara zgjedhore, edhe pse as kjo nuk është e pa rëndësishme se çka i shtynë ata njerëz të tërhiqen në momentin e fundit?! Është presioni apo korrupsioni ai që po i “detyron” ata të tërhiqen nga vullneti i tyre?! Kjo është shqetësuese.
Për ne si subjekt politik dhe opinionin në përgjithësi, më shumë se shqetësuese duhet të jenë faktet se: Institucioni i Pavarur për organizimin e zgjedhjeve, KQZ-ja me lehtësi marramendëse, pa u skuqur fare e bënë shkeljen e Ligjit për Zgjedhjet. Dhe jo vetëm kaq, por i njëjti organ nuk e përfill as vendimin e Gjykatës (PZAP-it) e cila duhet të rishikoj, rregullsinë apo pa rregullsinë e vendimeve të KQZ-së! Në ketë rast KQZ-ja në vend që t’i nënshtrohej vendimit të organit kompetent, e merr rolin e Gjykatës Supreme duke e zhvlerësuar (me vota), vendimin e PZAP-it. Njerëzit përgjegjës në KQZ janë duke thënë: “Ligji dhe Maliqi jemi ne”!!! Nuk i përfillim vendimet e organeve kompetente.