Pasi kryetari Hashim Thaçi, ka publikuar letrën që ia ka dërguar presidentit amerikan Donald Trump, përmes së cilës ofron kompromis për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka reaguar për mes një postimi kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, i cili vlerëson se Thaçi ka bërë shkelje kushtetuese kur ka ofruar kompromis paraprakisht. “Ofrimi i kompromisit paraprakisht nuk është e drejtë kushtetuese, përkundrazi është shkelje e rendë e kushtetutës, pasi është thirrje për cenimin e territorit dhe të sovranitetit të shtetit. Madje, kjo thirrje po vjen pasi një viti të zhurmshëm e më plotë patriotizëm në jetën politike e mediatike për bashkimin e Kosovës Lindore, Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, me Kosovën. Pas gjithë atij debati që është zhvilluar në gjithë hapësirën kombëtare shqiptare për korrigjimin e kufirit në dobi të Kosovës, premtimi i tashme që i bëhet Presidentit të SHBA-së e sidomos gatishmëria për kompromis është tregues i sigurt se i pari i shtetit tonë ka probleme serioze politike e intelektuale”, ka shkruar mes tjerash Jakup Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …