NISMA Socialdemokrate deri më tani nuk ka shfaqur asnjë shenjë se do të shkoj në koalicion parazgjedhor me ndonjë parti politike. Ketë mendim kur kemi biseduar këtyre dite e kam mbështetur fuqishëm. Çdo parashikim tjetër i njerëzve të mençur është i pabazuar dhe keqdashës.
Sipas mendimit tim, NISMA nuk duhet ta përjashtonte edhe mundësinë e koalicioneve me asnjë parti politike, përfshirë edhe Partinë Demokratike të Kosovës. Vendosja e vijave të kuqe deri më sot në praktikën tonë politike nuk janë treguar serioze. Në ketë rrugë nuk kemi pse ecim.
Në një situatë të tillë, sikur të ndodhte oferta për koalicion me PDK-në apo ndonjë parti tjetër, NISMA Socialdemokrate do të duhej t’i parashtronte kërkesat e saja dhe kërkesat e sajë, sipas mendimit tim do të ishin:
- Kandidati për Kryeministër nga ky koalicion do të duhej të ishte një kandidat ( shumë kompetent e jo si deri më tani) që nuk është Kryetar i subjekteve politike ( është e preferueshme). Mbase në një situatë të tillë, kandidati duhet të jetë nga NISMA Socialdemokrate, Kandidati duhet të disponoj përvojë politike dhe institucionale të njohur nga publiku ynë.
- Lista e kandidatëve për deputet duhet të miratohej edhe të nënshkruhej nga kandidati për Kryeministër i cili duhet t’i njeh mirë kapacitetet politike, intelektuale, profesionale e kombëtare dhe jo vetëm të këtyre dy partive politike;
- Programin Zgjedhor e qeverisës për të ardhmen duhet të miratohet edhe nga kandidati për Kryeministër dhe ai program duhet të ketë frymën dhe përmbajtjen e Socialdemokracisë dhe me kushtin që ai Program ta kishte edhe miratimin e firmën e tij;
- Madje, pa pajtimin e kandidat për Kryeministër nuk duhet të ketë asnjë Ministër e as numër të ministrive. Kabineti qeveritar nuk do të duhej ta kalonin numrin prej më se shumti 14 -15 ministrive. Ky numër do të vlente edhe për zëvendës ministrat;
- Pastaj, Ligji i parë që do t’i dërgohej Kuvendit të ri për miratim duhet të jetë ligji për QEVERINË. Ndonëse, në Kushtetutë duhet të sanksionohet Kabineti Qeveritar; dhe
- Se paku një e treta e drejtuesve të ministrive do të duhej të jenë femra, por që të gjithë pa përjashtim gjinie duhet të jenë kompetent/e për përgjegjësitë që marrin.
Pra nëse PDK do të pranonte ketë ofertë, unë do t’i propozoja Këshillit Kombëtar të NISMËS Socialdemokrate të hynte në koalicion parazgjedhor me te. Pa një ofertë të tillë publike nga PDK apo ndonjë parti tjetër, unë jo vetëm që nuk do t’i sugjeroja KK të NISMËS Socialdemokrate koalicion e mundshëm, por do ta kundërshtoja fuqishëm.
Qëllimi i këtyre kërkesave është që të ndërpriten pazaret politike (siç ka ndodhur shpesh deri më tani), të fillohet me koalicione transparente me qellim që në Kosovë të ndërpritet keqqeverisja dhe të fillon funksionimi i institucioneve Kushtetuese sipas ligjeve në fuqi.
Krejt në fund:
Duke e njohur përvojën e koalicioneve të deritashme jam i bindur se një ofertë e tillë serioze vështirë që do të ndodh, prandaj nuk do të ndodh as koalicioni: NISMA Socialdemokrate – Parti Demokratike të Kosovës.
I kisha sugjeruar edhe partitë e tjera politike, nëse vendosin të bëjnë koalicione parazgjedhore e pas zgjedhore, të jenë transparente dhe të kenë qellim Qeverisjen e mirë e me njerëz kompetentë! Realiteti ynë, sidomos pas pavarësisë po flet se Republika e Kosovës është qeverisur nga njerëz jo kompetent. Kjo praktikë duhet të ndërpritet njëherë e mirë!
NISMA SOCIALDEMOKRATE ËSHTË GATI PËR NDRYSHIMIN! E JU?
- S.
Le të shërbejë ky mendim i shfaqur si propozim për krijimin e koalicioneve të mundshme parazgjedhore e pas zgjedhore!