Krasniqi: Ideja për korrigjim kufijve është antikushtetuese por nuk është ide e Thaçit, është ide e vjetër e Serbisë

Jakup Krasniqi: Kute ekstremisht të ndryshme për krimet e luftës?!

Ambasadorit  britanik Ruairi O’Connell i vjen mirë që më në fund, Kuvendi e largoi nga radhët e veta njërin nga deputetët e dënuar për krime lufte. As Kuvendi, as zyra publike, e as liria nuk janë vendi i duhur për njerëzit e dënuar për krime të rënda. Vendi i duhur është burgu”.  Nuk kam si mos të pajtohem me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar – Ruairi O’Connell-i, “kriminelët nuk e kanë vendin në liri”. Por, a e kanë vendin në krye të shtetit ata që ishin kupola e krimit (pas shefave të tyre), ishin pjesë e pandashme e krimit dhe e gjenocidit në tri luftëra shkatërruese në ish Jugosllavi (në Kroaci, në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë) dhe po ata sot të jenë shpresë e integrimeve evropiane e euro-atlantike? Pse dy kute të ndryshme edhe për çështje (krime) që nuk mund të krahasohen bash me asgjë? Mos të harrojmë, për një shekull, shqiptarët e Kosovës qenë të rrezikuar nga dëbimi e shfarosja.

Sipas kësaj logjike, ku duhet të jetë Nikoliqi, Presidenti i Serbisë, Vuçiqi, Kryeministri i saj dhe Daçiqi, Ministri i Jashtëm i Serbisë dhe ish zëdhënësi i Millosheviqit? Apo atyre u lejohet çdo gjë, pse janë bijë të “popullit hyjnor” se kështu dëshirojnë ta quajnë veten politikanët dhe akademikët serbë, në Beograd.

Madje, ku duhet të jenë, kryepersonazhet e Raportit të Dick Martit të kthyer në Rezolutë të KE-së, mbi një bazë kryekreje të shpifur, të gjoja trafikimit të organeve (vërtetë një krim i tmerrshëm po të jetë bërë), mbi kryegënjeshtrën e shekullit të ri?! Nëse një ditë do të “guxoj” të dalë e vërteta mbi këto gënjeshtra të shpifura te miqve te Millosheviqit e të politikës së tij, Këshilli i Evropës dhe ata që e votuan dhe e besuan atë gënjeshtër të shpifur do të turpërohen, siç po turpërohet Kisha Katolike (Vatikani) pas pesë gjashtë shekujve, për turren e druve, ku u dogjën mendjet e lira të kohës, vetëm pse e thanë një të vërtetë shkencore për boten që i rrethonte.

Pse Bota demokratike, bota që i di dhe i njeh mirë mundësit e veprimit e të operimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e heshtë të vërteten e luftës së Kosovës? Për ne shqiptarët është e qartë, pse ato krime të tmerrshme që i kryen serbet (se vetëm ata i kishin mundësitë e tilla), po ua veshin shqiptarëve. Po, për krimet, gjenocidin dhe dhunimet e qindra mijëra shqiptarëve e shqiptareve (në shtëpitë e tyre) kush duhet të përgjigjet? Vërtetë, ka ende njerëz në politikë, në medie e në diplomacinë evropiane, që nuk e dinë të vërtetën e luftës se Kosovës?

Unë thjeshtë nuk besoj! Le të thuhet e vërteta e ndjekjeve politike të njerëzve patriotë në Kosovë, sado e hidhur që të jetë! A nuk po behet kjo për të njollosur krye vlerën e lirisë se shqiptarëve – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës?

Sivjet bëhen 103 vjet nga sakatimi (më shumë se përgjysmimi) i pamëshirshëm i Shqipërisë se katër Vilajeteve dhe i shqiptarëve nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër.

Mos diçka ogurzezë po u përgatitet përsëri shqiptarëve (tani në Bruksel) edhe me miratimin e Isës dhe të Hashimit dhe e përkrahësve të tyre të verbër? Të cilët, interesin e brezave të se ardhmes e kanë qitur në anekënd publik, për interesat personale të tyre? Ku e kanë vendin këta njerëz? Mos të tillët, vendin e kanë në krye të shtetit? Pse po u duhet rikthimi i Serbisë në Kosovë? Dhe shih për ketë duhet t’ i mbajmë, Isën dhe Hashimin në pushtet.

Pse po i mbështesni veprimet e tyre të çoroditura, për të lënë zjarrin e ndezur në Ballkanin e trazuar? Të njëjtën gjë e patën thënë të urtit në vitin 1912-13. “Mos i copëtoni shqiptarët se do ta leni një vatër zjarri të hapur”! Koha tregoi se ata patën të drejtë.

Jakup Krasniqi: Praktikë qeveritare qenka ndarja e sovranitetit të Shtetit me armikun shekullor?

Kryeministri, nuk pati  asnjë zor, kur tha: “Pa u liberalizuar vizat për qytetarët tanë, unë nuk mund të shkoj në Bruksel”. U duk se Kryeministri më në fund do të merrte një vendim burrëror. Por premtimi nuk zgjati shumë. Ai shkoi atje si “tulipan i bardhë”. Po jo vetëm kaq. Ai tha: “Asociacioni do të bëhet sipas sugjerimit të Kushtetutës”. Bukur! Edhe kjo ishte mashtrim i radhës. Ai shkoi në Bruksel dhe ra dakord që Asociacioni – Bashkësia e Komunave serbe, të formohej sipas marrëveshjes se 25 gushtit 2015. Kështu thotë Deklarata e dalë nga zyra e Mogherinit e harmonizuar me dy kryeministrat! Kjo do të thotë, se kryeministri është marrë vesh që në Bruksel të thotë e të merret vesh për diçka tjetër,  e qytetarëve tanë u deklaron  diçka tjetër. Qytetarëve tanë u thotë se “Zajednica” do të behet sipas sugjerimit të Gjykatës Kushtetuese! Thjeshtë i mashtron ata pa u skuqur fare.

Në një emisioni televiziv, moderatori tha: “Hedhja e gazit lotsjellës nuk është praktikë?” Vërtetë nuk është praktikë! Po, a është praktikë shtetërore dhe ku është: Bërja hisedarë me shtetin që për gati një shekull ka ushtruar, terror, krim e gjenocid masiv mbi qytetarët tanë? Praktika e dytë e bëri të domosdoshme të parën, e cila kalon pa asnjë pasojë afatgjate. Marrëveshjet e dëmshme kanë pasoja afatgjata. Pse moderatorët tanë, kur i kanë përballë qeveritarët, nuk i pyesin ata, pse mënyra sesi po qeverisin ata, nuk e njeh praktika demokratike e të qeverisurit, por rrinë para tyre si “pula të lagura”?

A thotë ndonjë praktikë shtetërore, që shteti t’ia falë një shteti tjetër mbi 8220 hektarë tokë? Ku është parë kjo zemërgjerësi?

A ka praktikë shtetërore që kryeministrat e një vendi të mashtrojnë pa ndërprerë asnjëherë, si në fushata zgjedhore edhe në gjithë mandatet qeverisëse?

Këta mashtrues e demantojnë veten e tyre brenda dite dhe sa herë që flasin! Ju ndodhë kjo se ky lloj i njerëzve nuk ia dinë peshën fjalës! Populli ynë e ka një fjalë: “Me e shty kokën ngushtë, fjala e mirë e shpëton kokën. Po e shtyre fjalën ngushtë, shkon edhe koka”. Natyrisht që kjo urti (filozofi) popullore nuk vlen për kryeqeveritarët tanë.

A ka ndonjë vend që Kryeministri dhe vartësi i tij të shkelin kushtetutën e vendit, të përbetohen se nuk e kanë shkel dhe nëse e kanë shkelë do të japin dorëheqje, e kur Gjykata Kushtetuese e konfirmon shkeljen! Ata vazhdojnë sikur nuk paska ndodhur asgjë?! Dhe vazhdojnë me shkeljet, pse nuk ka kush në partitë e tyre “tua prish timin e duhanit” dhe kur humbet sovranitetit i shtetit.

Dhe jo vetëm kaq. Kryeministri, pa pasur asnjë zor, thotë: “Pa u liberalizuar vizat për qytetarët tanë, unë nuk mund të shkoj në Bruksel”. U duk se Kryeministri më në fund do të merrte një vendim burrëror. Por premtimi nuk zgjati shumë. Ai shkoi atje si “tulipan i bardhë”. Po jo vetëm kaq. Ai tha: “Asociacioni do të bëhet sipas sugjerimit të Kushtetutës”. Bukur! Edhe kjo ishte mashtrim i radhës. Ai shkoi në Bruksel si “tulipan i bardhë” dhe ra dakord që Asociacioni – Bashkësia e Komunave serbe, të formohej sipas marrëveshjes se 25 gushtit 2015. Kështu thotë Deklarata e dalë nga zyra e Mogherinit e harmonizuar me dy kryeministrat! Kjo do të thotë, se Kryeministri është marrë vesh që në Bruksel të thotë e të merret vesh për diçka tjetër e qytetarëve tanë u thotë diçka tjetër. Qytetarëve tanë u thotë se “Zajednica” do të behet sipas sugjerimit të Gjykatës Kushtetuese! Thjeshtë i mashtron ata pa u skuqur.

Kush po ulërin vërtetë?

Ku ka ndodhë, që Kryeministri, thirrjet e qindra mijërave qytetarëve që duhet të qeverisë me ta e për ta e t’i quan “egërsira”, pasi vetëm egërsirat ulërijnë? Apo ndoshta po “ulërin” Kryeministri!

Praktika, në cilin vend e paragjykon Protestën që do mbahet pas më shumë se dhjetë ditëve, së: “nuk do të lejojmë vrasjen e policëve”! Prej nga e di Kryeministri se mund të ketë vrasje të policëve, nëse nuk është bërë një plan për një krim të tillë?!

Absurdi është edhe më i madh se, Kryeministri dhe bashkëpunëtori i tij kërcënojnë qytetarët që do të protestojnë më 17 shkurt 2016, në prezencën e përfaqësuesve të Shoqatave të Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vërtetë, atë ditë përfaqësuesit e veteranëve të UÇK-së, ke përfaqësonin: Veteranet që luftuan për liri a çlirim apo ata që u bënë “veteranë” 16 vjet pas luftës?!

Ata, përfaqësuesit e “veteranëve” si dhe Kryeministri e bashkëpunëtori i tij në qeverisje duhet t’u tregojnë tatimpaguesve se kujt po ua premtojnë pensionin e veteranit: Atyre që vërtetë luftuan apo atyre që po ua blejnë votat? A mund të ndërtohet shteti demokratik me vota të blera, të shitura apo të vjedhura? Me metoda të tilla antidemokratike, ndërtimi i shtetit të se drejtës është i pa mundur.

Pse përfaqësuesit e veteranëve nuk i thanë Hashim Thaçit: Zoti Thaçi, a mos po do të thuash  se në luftë kundër Serbisë pushtuese i pate 20-30 mijë ushtarë, e tani për të na sjellë Serbinë në vendin tonë, i tubon  në Sheshin e Skënderbeut 1.000.000 qytetarë? Ku do t’i marrësh ata  një milion mbrojtës te “Zajednicës” dhe për kthimin e Serbisë në Kosovë?!

Kryeministri dhe vartësi i tij duhet ta dinë, se ata po e shkelin ligjin duke i mashtruar qytetarët dhe këtu Prokuroria e shtetit duhet të veprojë ndaj të gjithë mashtruesve, e mbi të gjitha kundër krye-mashtruesve e shkelësve të Kushtetutës!

Nëse dikush do të duhej ta e mbronte historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga falsifikimi e grabitja, ata do të duhej të ishin: Kryeministri, vartësi i tij dhe Shoqatat e UÇK-së? Edhe pse  njëri prej tyre e ka sabotuar luftën (duke mos ia dhënë mjetet e grumbulluara për luftën) e tjetri ka përfituar nga ajo “pa qenë në frontet e luftës”! Nëse Krye-qeveritarët kanë mjete buxhetor për të dhënë për raste sociale, le t’i japin jo nga 170 euro, por le t’ua bëjnë 250 a 300 euro, veçse duke u bazuar në statistika të sakta, nuk kemi asgjë kundër, por ata dhe askush nuk  ka të drejtë ta falsifikojë veprën më fisnike të popullit tonë,  UÇK-në. Pasi edhe ata njerëz që nuk janë në punë e s’kanë mjete për jetë e meritojnë një jetë më të dinjitetshme sesa e kanë tani.

Kështu si kanë nisur këta mashtrues të pa përmirësueshëm, këta humbës te sovranitetit te gjyqësorit e të shtetit dhe të tërësisë territoriale, këta shkelës të Kushtetutës dhe qeveritarë të padijshëm, po e rrezikojnë seriozisht edhe falimentimin e shtetit.

Për hir të shtetit për të cilin janë flijuar breza të tërë atdhetarësh e qytetarësh, për hir të ardhmërisë, për hir se vërtetës se Luftës Çlirimtare të UÇK-së, çdo luftëtarë e atdhetarë i devotshëm i kombit e atdheut, çdo njeri që nuk e do falimentimin e shtetit dhe degradimin e trashëgimisë kulturore e historike, çdo intelektual, i ri dhe e re që e ka jetën përpara, çdo medie kombëtare ta e ngrisinë zërin e tyre kundër çdo mashtrimi e sidomos kundër mashtruesve të veshur me pushtet nga vota e  qytetarëve të Republikës!

Kosovën e ndryshon dhe e shpëton vetëm një formë tjetër e qeverisjes. Ketë  qeverisje të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit  e pamë dhe e jetuam që tetë vite. Kjo qeverisje nuk i duhet askujt!

Të reagojmë dhe të veprojmë sot për ndryshimin, sepse nesër është vonë!

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …