Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, në një shkrim të postuar ka vlerësuar se deputetët në Kuvendin e Kosovës një zëri kishin një qëndrim: Serbia e sotme është hiq më pak se Serbia e Millosheviqit! Me ketë konstatim nuk kam si mos të pajtohem, por ku dallon Serbia e sotme nga ajo e viti 2011 e sidomos ajo e vitit 2012-2016, kur krerët ë shtetit i filluan dhe i vazhduan bisedimet për çështjet e brendshme te Kosovës, nga te cilat bisedime, Serbia doli e fituar. Veç kësaj, kjo periudhë e solli edhe një Gjykatë Speciale e cila do t’i ndjekë vetëm krimet e pretenduara të UÇK-së por jo edhe krimet dhe gjenocidin serb te kryer në Kosovë, gjatë e para luftës se fundit?! Pse Kuvendi i Kosovës, nuk e merr iniciativën për të plotësuar Ligjin e miratuar kohë më parë, i cili i ka amnistuar krimet serbe në Kosovë? Për ketë çështje, ne Kuvend ka edhe një kërkesë nga Shoqata e familjarëve te Klinës. Ata kërkojnë që Gjykata Speciale duhet t’i ndjekë edhe kriminelët serbë. Kjo iniciativë, do të dëshmonte se diskutimet e sotme te deputetëve në Kuvendin e Kosovës për rastin Haradinaj ishin te sinqerta! Përndryshe, ato diskutime do të mbesin vetëm sa për sy e faqe!
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …