Jakup Krasniqi: Ngjarjet e vitit 1981 në shkrimet e autorëve të huaj

Jakup Krasniqi: “LEKSIONET” E VUÇIQËVE, DAÇIQËVE E GJURIQËVE PËR SHQIPTARËT

Eh, kush qenka përpjekur të japin leksione për librat, për kartën e OKB-së, për Rezolutën 1244, për të Drejtën Ndërkombëtare! Duke harruar ta përmendin edhe Vendimin e GJND-së të 22 korrikut 2010, i cili vendim i tregoi Serbisë se Pavarësia e Kosovës nuk bie ndesh me Ligjin Ndërkombëtar. Dhe liderët e “rinj” serbë në Beograd këtë dokumentin e fundit duhet që ta mbajnë vath në vesh. Ai u tregon se duhet ta nxjerrin mësimin e duhur nga veprat e kryera të krimit e të gjenocidit në ish-shtëpinë e tyre, ish-Federatën Jugosllave. Të cilën shtëpi e shkatërruan me tanke e autoblinda, me avionë e helikopterë, me mina e mortaja, me topa e mitrolozë dhe kudo mbollën vdekjen deri dhe në Batajnicë, me eskadrilat e tyre të vdekjes. Tani Vuçiqëve, Daçiqëve e Gjuriqëve nuk u ka mbetur gjë tjetër, veçse t’ia vënë minat edhe Serbisë e Beogradit! Vetëm edhe kjo mundësi u ka mbetur!

 

Shpejt, tepër shpejt, nxënësit kujtesë-shkurtër të kriminelit Millosheviq paskan harruar se OKB-ja ia dha lejen NATO-s për të bombarduar për 78 ditë Serbinë. Gjithashtu paskan harruar se Rezoluta 1244 ka prodhuar çlirimin e Kosovës, dëbimin e Serbisë nga Kosova së bashku me UÇK-në (pa UÇK-në asgjë nuk do të lëvizte, duhet thënë kjo pa ekuivok), pastaj solli Administrimin Ndërkombëtar në Kosovë dhe, më pas, Kornizën Kushtetuese të Kosovës pasuar me Bisedimet e Vjenës të udhëhequra nga Përfaqësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Mati Ahtisari. Këto Bisedime sollën Dokumentin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit Politik të Kosovës, i cili dokument solli Pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt 2008! Ky finalizim është bërë në bashkërendim të plotë me OKB-në dhe Grupin e Kontaktit. Është fakt se këto dokumente duhet t’i njohin mirë shqiptarët, por jo më pak se shqiptarët duhet që t’i njohin edhe serbët mendje-shthurur. Serbët, që duhet të mësojnë nga librat e mirë e jo nga përrallat e mitomanisë gënjeshtare, e cila ka derivuar vetëm mashtrim e armiqësi gjatë historisë.

Ne, që kemi mësuar nga librat e besueshëm, kemi ditur të gjejmë miq të pangarkuar, realë, kemi mësuar sesi duhet atdheu dhe çka duhet bërë për ta çliruar dhe këtë e arritëm në qershorin e vitit 1999. Ishin librat jo vetëm të besueshëm, të mirë, të pangarkuar nga lakmitë shekullore, sikundër ishin virtytet e trashëguara nga Skënderbeu që brezat i jetësuan praktikisht duke dëshmuar sesi duhet të luftohet për liri e atdhe. Ishte flijimi i Adem Legjendarit që së fundi këndelli kombin drejt rrugës së çlirimit, lirisë e pavarësisë.

Ne dhe miqtë e besueshëm krijuam një standard të ri edhe për komunitetin pakicë serb në Kosovë sesi duhet të bashkëjetojmë si njerëz. Ne, edhe kur marrim tanke nga miqtë tanë, në asnjë rast nuk mendojmë që t’i përdorim kundër shtëpisë sonë dhe këtë mësim e kemi nxjerrë nga pësimi lakmues e hegjemonist millosheviqian. Tanket na duhet për ta mbrojtur Kosovën, paqen, lirinë e pavarësinë tonë, jetën e nderin e njeriut tonë, pra edhe të serbëve të Kosovës! Ne nuk mësojmë nga ëndrrat liderucësh postmillosheviqianë të çmendur deri në vetëshkatërrim. Ne udhëhiqemi nga ëndrrat tona liridashëse e atdhedashëse, nga ëndrrat tona për zhvillim e mirëqenie.

Ne, gjithashtu, jemi të lumtur që në rrugëtimin tonë drejtë lirisë e pavarësisë patëm e kemi shumë miq! Që ishin ngopur e stërngopur me gënjeshtra shekullore mit mëdha serbo sllave.

Ju, zotërinjtë Vuçiq, Daçiq e Gjuriq krijuat shumë armiq me të cilët jeni vetë rrethuar!

Se nga do të ecni tutje, varet shumë a do të udhëhiqeni nga njerëz me mendje të hapura apo nga njerëz me mendje të robëruara nga krimi e gjenocidi!

Po, mendjet e robëruara nga krimi e gjenocidi kanë dhënë një rezultat: Aty ku jeni degdisur! Mesjetarë të vonuar!

Sa më parë që ta kuptojë këtë populli fqinj serb, aq më afër është perspektiva e përbashkët europiane!

 

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …