Jakup Krasniqi: Dëmin që “insajderi” ia shkakton buxhetit të Kosovës dhe PTK-së nuk ia shkakton gjithë “fisi” im

Jakup Krasniqi: Me dhimbsen gjashtë turqit e dëbuar sepse Shteti i Kosovës po udhëhiqet nga axhaminjtë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, ka thënë se në rastin e kidnapimit të gylenistëve u thye ligji. Njerëzit me dhimbsen shumë. Me dhimbsen edhe gjashtë turqit e dëbuar paligjësisht. Me dhimbsen edhe pse ishin punëtorë të arsimit. Por më shumë po me dhimbset shteti im, kushtetuta dhe ligjet e shtetit tim të nëpërkëmbura për pazare të pista. Te shtetit që në themelet e tija janë flijimet e brezave dhe flijimet biblike të gjeneratës sime. Me dhimbset aspirata e brezave për liri, çlirim, për pavarësi e sovranitet, për shtet demokratik.

Ne, që luftuam diktatura, është turp që të shërbejmë te gjithëpushtetshmin me paligjësi! I frikësohem asaj që thotë populli: “Mos bënë çka s’ka bërë kush se të gjënë ajo çka se ka gjet askënd!” Me gjashtë qytetarët turq, institucionet e shtetit tonë e bënë atë që se ka bërë askush ose e ka bërë pak kush, rrezikohemi t’na gjënë ajo që nuk e ka gjetur askënd në kontinentin e vjetër sot.

Pse ndodhi kjo?

Sepse kombi e shteti udhëhiqen nga axhamitë. Kur shteti udhëhiqet nga axhamitë, mirë nuk mund të ndjehet askush!

Ne situata të ngjashme, të pa skuqur janë vetëm njerëzit e pafytyrë!

Mua s’po me dhimbsen 6 qytetarët turq, se ata një jetë e një vdekje kanë për të bërë në ketë botë. Po me dhimbset e ardhmja e Kosovës dhe fati i popullit tim në t’vetin rrugëtim. Po, po frikësohem dhe frikësohem shumë, nga ringjallja e shpirtrave të vasalizmit, që në shekuj na lan në robëri, na copëtuan si është më zi, e në fund na lan pa shtet e pa demokraci!

Po, me dhimbset fakti pse po na mungon reagimi qytetar kur tjetrit i bëhet padrejtësi! Frikësohem nga mungesa e pa ndjesisë njerëzore në vendin tim!

 

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …