Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Mjerë ai komb, i cili ka një Qeveri që krenohet me prishjen e një muri të paligjshëm

Vetëm në vendet me qeveri despotike e diktatoriale nuk pyesin për mbështetjen dhe vlerësimin e qytetarëve edhe kur ai vlerësim është vetën 10/15%?! Në vendet demokratike ose vende që e synojnë demokracinë, kur mbështetja qytetare i afrohet numrit njëshifror, shkuarja në zgjedhje të reja është domosdoshmëri. Në situata të tilla, zgjidhja u takon qytetarëve në zgjedhje të reja të parakohshme apo të jashtëzakonshme e jo qeveritarëve që e kanë humbur mbështetjen e tyre.

Por atje ku kryeqeveritaret qeverisin me fcb, me mikrofona në duar (sikur të ishin këngëtarë të estradave) e në studiot televizive të klaneve, e jo me vendime që marrin  për qeverisjen e zhvillimin e vendit, qytetarët mbesin pa perspektivë për punë e siguri për jetë. Kjo është duke ndodhur në vendin tonë. Në vendin tonë ndodh edhe kjo: qeveritaret krenohen dhe krenohen shumë, kur e kryejnë ndonjë veprim për të cilin i obligon kushtetuta e ligjet në fuqi, siç është rasti me murin e paligjshëm në Mitrovicën e përtej Ibrit. Nuk ka asnjë dyshim, muri ishte aty një pengesë e paligjshme dhe prishja e tij, mos do të thotë: krijimi i një pengese të ligjshme? Apo edhe diçka më shumë se kaq, si për shembull, krijimi i Bashkësisë së komunave më shumicë serbe, që kushtetuesja e ka quajtur antikushtetuese?! Madje, sipas Memorandumit II të ASHAS-it të vitit 2011, ky edhe ishte qëllimi i shtetit serb, diçka e përafërt me Republika Serpska të B e H. “Në shekullin XXI, thuhet në Memorandumin II, Serbia duhet të angazhohet që “në paqe të fitohet ajo që ka humbur në Luftë”. …vendet e humbura kurrë nuk duhet t’i shohim si humbje definitive.” Nuk kam as edhe një dyshim, kjo bashkësi e komunave serbe, për te cilën angazhohet fuqishëm qeveria në Beograd, do të ishte më shumë se një muri (pengesë) për institucionet tona kushtetuese! A duhet që të presim për ta parë?!

Sigurisht jo vetëm veprimet për Bashkësinë e komunave serbe, por edhe kërcënimet e ditëve, mbase edhe muajve e viteve të fundit që vijnë nga krerët e lartë serb dhe gjithë atë që shkruhet në Memorandumin II, qeveritarët tanë duhet ta lexojnë drejtë e me kujdes e jo të krekosen si gjelat ndaj opozitës sonë të vogël në Kuvendin e Kosovës?! Ata duhet ta kenë të qartë, se për veprimet e tilla, opozitë e kanë shumicën e qytetarëve të Republikës!

Qeveritarët duhet që ta lexojnë drejtë “kënaqshmërinë” e qytetarëve për qeverisjen e tyre, kënaqshmëri që po i afrohet numrit një shifror? Më pak nuk ka ku shkon! Vetëm që të ndodh Rumania e këtyre dite?!

Si përfundim mund të themi se muri i betonit që u prish nga ata që e ngritën, nuk besojë që të jetë më i rrezikshëm sesa muret politike që u ngritën në bisedimet politike 5/6 vjeçare të zhvilluara në Bruksel në mes qeveritarëve të Kosovës e të Serbisë!

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …