Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Mustafa tregon jo vetëm për padijen e papërgjegjësinë, por edhe diçka më shumë…

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, ka reaguar kundër deklaratës së kryeministrit Isa Mustafa, i cili ka thënë se Kufiri i Kosovës është caktuar pas luftës çlirimtare. Vetëm mënyra sesi flet ky njeri, që është edhe kryeministër i Kosovës, për kufirin e shtetit të tij, tregon jo vetëm për padijen e papërgjegjësinë, por edhe diçka shumë më shumë…?! Kjo që ka thënë ky njeri, do të duhej të ishte arsyeje e duhur për një reagim të fuqishëm qytetarë, një reagim të ngutshëm të deputetëve, të klasës politike, të ASHAK-ut dhe të rinisë studentore e shkollore, që njerëzve të tillë, mos t’ju lihej qeverisja e vendit as edhe një ditë! Po, kur dhe kush ia caktoj Republikës së Kosovës kufijtë pas çlirimit?! Kush e ka autorizuar atë Komision? Kush e ka udhëhequr? Kush paskan që anëtarët e ati komisioni? Sa ka punuar? Kur dhe kujt ia ka dorëzuar rezultatet e punës? Çka duhet të bëjnë tjetër këta njerëz që t’ua tregojmë vendin?! ka pyetur në fund Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …