Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi kërkoi nga KQZ-ja dhe gjithë trupat e saj në veprim, që të vihen në mbrojtje te vullnetit te qytetarëve të Drenasit. Në një reagim të tij a shkruan: Edhe gjatë ditëve te fushatës dhe ditës së sotme kishte parregullsi të ndryshme, por parregullsitë janë shtuar në orët e mbrëmjes. Me te madhe tani janë duke ndodhur votimet e dyfishta. Vëzhguesit tanë janë duke u kërcënuar. Këto janë dëshmi se në veprim janë futur veprime të pa ligjshme, joshje te të gjitha natyrave, mbase edhe paraja. Andaj kërkojmë edhe nga Prokuroria e policia, kjo e fundit është e implikuar edhe në raste të veprimeve të pa ligjshme në ditën e heshtjes. Të gjithë institucionet e përmendura, duhet të vihen në mbrojtje të votës së lirë! Për parregullsitë e tjera opinionin do ta njoftojmë më kohë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …