Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovës, Jakup Krasniqi në një shkrim autorial ka shkruar se procesi i bisedimeve të Brukselit, mes Kosovës dhe Serbisë, rezulton i papërgatitur, jotransparent, i korruptuar, i komprometuar! Si i tillë, s’ka sesi të mos emërtohet me emrin e vërtetë, se ka rezultuar të jetë shumë i dëmshëm për Kosovën dhe të ardhmen tonë përgjithësisht. Kulmi i dëmeve që kanë prodhuar këto bisedime janë sot e gjithë ditën: Bashkësia e Komunave serbe, jashtë çdo standardi të BE-së!, marrëveshja për gjyqësorin, “integrimi” i strukturave paralele, rojet e urës, marrëveshja për telefoninë dhe lejimi i murit ndarës… Këto, së bashku me një mori marrëveshjesh jo vetëm që i bëjnë jofunksionale institucionet e shtetit, por i nënshtrohen diktatit të Beogradit, mbase edhe më shumë se kaq! Prandaj, ndërprerja e këtyre bisedimeve, kështu siç kanë precipituar, është një hap më se i domosdoshëm, ka nënvizuar, Jakup Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …