Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Ndryshimi i gjendjes dhe i qeverisjes është në duart e qytetarëve, që e dinë peshën e votës dhe fuqinë e saj për ndryshim

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, në një intervistë, për TV-Diellin, më 4 tetor 2019, duke folur lidhur me  fushatën e partive politike për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit ka rikonfirmuar edhe një herë se ndryshimi i gjendjes dhe i qeverisjes në Kosovë, është në duart e qytetarëve votues, të atyre qytetarëve që e dinë peshën e votës së tyre dhe fuqinë e saj për ndryshim.

Atyre që ua kanë vjedhur votën, nuk duhet ta lejojnë më tej këtë dukuri të shëmtuar, por duhet ta ruajnë votën e tyre të shenjtë si sytë e ballit.

Kush ishin këta, vjedhës apo përfitues?

 Ishin edhe disa  “komandantë”, që thirren në luftë e gjak dëshmorësh, larg apo afër tyre, apo disa paqësorë që thirren në “akademikë” e “akademi” politike, që thirren në ideologji të djathta e grabiten djathtas e majtas!

Të tillët duhet dërguar me votën qytetare në muzeun e vjetërsirave.

Ndëshkimi me votë i atyre që gjatë gjithë këtyre viteve të qeverisjeve na dhuruan perspektivën e ikjes, është dënimi më meritor, më i shpejtë dhe më efikas.

Është, pra, përfundimisht dënimi i duhur, i cili ndodhet në duart e qytetarëve që kanë vullnet të mirë dhe përgjegjësi

Ndryshimi, për të cilin po flasin të gjithë dhe të cilin e duan shumica e qytetarëve  bëhet vetëm me votën e përgjegjshme të tyre, duke krijuar të gjitha mundësitë e domosdoshme dhe më se të nevojshme për ndërtimin e shtetit të së drejtës. Vetëm në shtetin e së drejtës institucionet kushtetuese i kryejnë funksionet e tyre ligjore.

I pyetur lidhur me të arriturat e Nismës gjatë periudhës dy-vjeçare aq sa ishte në koalicionin qeveritar, kryetari i Këshillit  Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka folur për disa të arritura faktike në ministritë që i ka drejtuar Nisma, veçmas në Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale. Po ashtu ai ka folur edhe për realizimin  e pjesshëm të premtimit,  që kishte dhënë kjo parti gjatë fushatës paraprake zgjedhore,  lidhur me zënien në punë të një anëtari nga familjet me asnjë të punësuar. Janë dhjetëra mijëra qytetarë që kanë zënë punë, por ky aksion mbeti në gjysmë për shkak të rënies së Qeverisë, ka saktësuar me këtë rast, Jakup Krasniqi.

I pyetur se a ka  ushtruar NISMA ndikim të mjaftueshëm te elektorati, me qëllim për ta bindur, me fakte, se duhet të votohen partitë e qendrës së majtë e veçmas këtë parti, Jakup Krasniqi thotë se profilizimi i njëmendtë i partive politike në këtë pikëpamje, lë shumë për të dëshiruar, por e majta në Kosovë është një fakt ashtu si në shumë vende të Evropës dhe botës, sepse ka në program qeverisës lirinë, barazinë, drejtësinë dhe mirëqenien e çdo qytetari, e jo vetëm të militantit të partisë, e cila për një mandat apo më shumë  merr qeverisjen e vendit.  Ai ka ftuar bashkimi i qytetarëve me të majtën progresive – NISMËN Socialdemokrate e cila me vendosmëri është shkëputur nga autoritarizmi, që i ka krijuar probleme të mëdha shtetit e kombit. NISMA SOCIALDEMOKRATE E KOSOVES është shpresa e mbetur e ndryshimit në Republikën e Kosovës!”, ka thënë mes tjerash, Jakup Krasniqi, duke u përkujtuar votuesve edhe një herë se ndryshimi për të mirë varet nga vullneti i tyre, nga bindja dhe përgjegjësia që kanë  qytetarët, votuesit, për votën e tyre...

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …