Liria, Drejtësia, Solidariteti janë vlera që duhet të avancohen çdo ditë. Njeriut tonë, qytetarëve tanë, këto vlera Ju duhen përditë, ato duhe të mbrohen përditë.
“Duke u rreshtuar në këtë frymë politike rrjedhimisht Liria, Drejtësia dhe Solidariteti, si vlera të barabarta dhe komplementare të njëra-tjetrës, shndërrohen në vlerat themelore të pandashme edhe të partisë sonë.
Ne, TË NISMËS SOCIALDEMOKRATE, Kosovën, shtetin e se drejtës u’a kemi borxh fëmijëve tanë. Shteti i se drejtës nuk është vetëm çështje e shtetit apo e partive politike, por mbi të gjitha është çështje e të gjithëve. Pa një shoqëri të hapur e civile që e luan plotësisht rolin e saj, pa medie profesionale që janë oponencë e qeverisë se korruptuar, pa një shtresë intelektuale me qasje kritike ndaj politikës se keqe, vendi ynë s’mund të ecë asnjëherë si duhet në udhën e perspektivës demokratike dhe evropiane. NISMA kërkon dhe inkurajon angazhimin qytetar dhe humanitar për të qenë segment i rëndësishëm në ndërtimin e një politike të re në Kosovë.
“Duke parë vështirësitë e mëdha me të cilat përballet populli i Kosovës dhe nevojës që problemeve të qytetarëve të saj t’u jepet një përgjigje pozitive NISMA, si parti politike, rreshtohet në taborin e forcave të orientimit social demokrat sepse vetëm në frymën e socialdemokracisë perëndimore mund të forcohet solidaritetin qytetar për një drejtësi sociale si rrugë e vetme që mundëson progresin dhe zhvillimit shoqëror e ekonomik të vendit tonë.” Dhe vazhdohet në dokumentin e parimeve themelore:“ Rreshtimi në këto vlera është në përputhje të plotë me bindjet tona se vetëm mbi bazën e këtyre vlerave mund të krijohet uniteti i shoqërisë sonë, aq i nevojshëm për këtë periudhë të vështirë që po kalojmë. Kthimi i dinjitetit të nëpërkëmbur të qytetarëve tanë është pika nismëtare dhe një nga qëllimet tona politike.”
Të nderuar kandidatë për Kryetarë e Asamble Komunale,
Ndryshimi i komunikimit në shoqërinë tonë, me qytetarët tanë në cdo sep të Kosovës është bërë domosdoshmëri! Të gjithë Ju që po e kërkoni votën e qytetarëve nëpër komunat tona, duhet ta dini se Liria e Juaj si njerëz e qytetarë mbaron aty ku cenohet liria e dinjiteti i të tjerëve.Duhet ta keni të qartë se NISMA nuk e mbështetë aske dhe asnjë që nuk zbaton kulturën e komunikimit, qofshin ata edhe kundërshtarët tanë politik. Kundërshtarët politik, në asnjë formë nuk duhet të trajtohen si armiq.
Për ne, fitorja politike e Nismës është instrument ynë e jo qëllimi ynë në vete. Ne s’duam të luftojmë askënd, por jemi të vendosur të kryejmë misionin që Nisma ia ka ve vetes – ndërtimin e Shtetit të se drejtës, të Shtetit me drejtësi sociale, SHTETIN që stimulon solidaritetin mes njerëzve dhe është solidar vet.
Të nderuar qytetarë të Kosovës,
Ne jemi zëri Juaj në politikën tonë, ne jemi energjitë e pashtershme tuajat, ne jemi në shërbimin tuaj përjetësisht, ne jemi të vendosur që të luftojmë për të drejtat legjitime që u takojnë qytetarëve të Republikës sonë. Ne dhe Ju, qytetarë të nderuar të Republikës duhet të besojmë në parimet progresiste të socialdemokracisë dhe të punojmë pa u lodhur për realizimin e tyre. Me politikat socialdemokrate, Bota ka parë më shumë liri e progres, më shumë zhvillim e punësim as me ne s’ka pse të jetë ndryshe! Ishin socialdemokratet e Perëndimit Demokratik që u solidarizuan me ne, në luftën tonë për Liri!
LE të Bashkohen më ne, të gjithë ata që u besojnë vlerave dhe parimeve themelore të socialdemokracisë, që të gjithë se bashku të investojmë, secili në mundësit e tija, që shtetit e qytetarëve tanë t’ua kthejmë sovranitetin dhe dinjitetin! Ketë në Republikën tonë, mund ta bëjnë, ne të NISMËS për Kosovën!
KOHA ËSHTË PËR NISMËN SOCIALDEMOKRATE!