Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Në 140 vitet e fundit Kosova vazhdimisht ka qenë “Piemont” i bashkimit të shqiptarëve

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi në një bisedë në TV-Dielli, ka thënë se  në 140 vitet e fundit Kosova ka qenë “Piemont” i bashkimit të shqiptarëve.  Qysh nga Lidhja shqiptare e Prizrenit e vitit 1878, kryengritjet popullore për çlirim nga Perandoria Osmane në vitet 1910-1912, pastaj kontributi në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor të vitit 1912, luftërat  dhe përpjekjet e pandërprera për çlirim dhe bashkim kombëtar, nuk kanë pushuar asnjëherë në Kosovë. Lëvizja për çlirim dhe bashkim kombëtar në këto troje ka një vazhdimësi historike, e cila iu ka adaptuar kohës dhe rrethanave të caktuara, por asnjëherë nuk është ndërprerë aspirata e ligjshme për bashkimin e shqiptarëve në një shtet ashtu sikur jetojnë bashkë në shtetet e tyre popujt e Ballkanit, grekët, Bullgarët, serbët e të tjerë. Krasniqi me këtë rast ka përkujtuar Ismail Qemalin, i cili kishte thënë se Ballkanin e përbëjnë katër shtylla, katër kombe që duhet të jenë të barabartë me respekt të ndërsjellë mbi parimin historik dhe etnik të shtrirjes së tyre në këtë pjesë e Evropës.  Pa barazinë e plotë të shqiptarëve në këto vende nuk mund të vendoset paqja e qëndrueshme, ka thënë mes tjerash, zëdhënësi i SHP të UÇK-së gjatë luftës, kryetari i Kuvendit të Kosovës në kohën e shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008 dhe kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës. z Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …