Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Në ofertën Socialdemokratike, qytetarët gjejnë mbështetjen e tyre për vetveten

Situata në të cilën po jetojmë me jo pak probleme të natyrës politike dhe jo politike na obligon që ta rikujtojmë luftën çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës dhe gjithashtu të kujtojmë ndihmën ndërkombëtare, që se bashku i dhamë fund regjimit më të egër në Evropën e shekullit XX, regjimit diktatorial të Sllobodan Millosheviqit. Nuk ka asnjë dyshim që ato ngjarje të koordinuara, çlirimtare-humanitare e krijuan një kontekst të ri historik në këtë pjesë të Evropës Juglindore të njohur edhe si Gadishulli Ilirik (Ballkanik). Riparimet e dëmeve të okupimit shekullor, sidomos i dëmeve të shkaktuara nga forcat e armatosura ushtarake dhe policore të Serbisë (1998/99), për të siguruar kushtet e domosdoshme për kthimin e të dëbuarve nën dhunën policore e ushtarake nga Kosova, ishin prioritet mbi çdo prioritet tjetër në ato vite dramatike për shqiptarët e Kosovës.

Tani ë është e ditur se tërheqja e forcave të okupatorit shekullor nga Kosova hapën rrugën e proceseve demokratike në vend. Kjo fitore e madhe e kësaj pjese të kombit për herë të parë në historinë e Kosovës partitë politike i patën mundësit e veta që të bëjnë garën demokratike elektorale për të udhëhequr proceset për demokratizimin e vendit dhe ndërtimin e institucioneve të shtetit demokratik.

Procesi i ndërtimit të institucioneve të shtetit demokratik të Kosovës mbi parimet e funksionimit demokratik të tyre mbetën në kompetencat e partive politike që u konsoliduan dhe u krijuan pas çlirimit. Kjo ishte dhe është edhe sot arsye e domosdoshme për funksionimin demokratik, se pari, të vetë partive politike, e së dyti, funksionimi demokratik i institucioneve të shtetit. Fatkeqësisht, e duhet thënë me keqardhje të madhe, i tërë procesi i themelimit dhe konsolidimit të shumicës së forcave politike të Kosovës u kufizua vetëm në disa aspekte procedurale, por jo edhe funksionale. Dhe jo vetëm kaq, por DEMOKRACIA si vlerë mbeti jashtë dyerve të partive politike dhe për pasojë, ajo mbeti edhe jashtë jetës institucionale të shtetit të ri – Republikës së Kosovës!

Është për të ardhur keq se si logjika jo demokratike që e karakterizon tërë jetën politike të të gjitha partive që u konsoliduan gjatë viteve të Lirisë së Kosovë dhe sidomos privilegjet individuale apo gruporeqë krijon forma e tillë e funksionimit te partive politike, shpjegon edhe mungesën e vullnetit politik për të organizuar zgjedhje të lira, të drejta e të fshehta në përputhje me normat dhe standardet e njohura të shoqërive demokratike.

NISMA Socialdemokrate që gjashtë vjet angazhohet seriozisht me të gjitha kapacitetet e veta që të sigurojë të gjitha kushtet politike dhe materiale për të garantuar mbajtjen e zgjedhjeve të lira, të drejta e demokratike në tërë vendin. Natyrisht që ky vizion politik socialdemokrat kërkon mbështetjen e qytetarëvetë Kosovës. Sigurimi i mjeteve dhe teknikave më të sofistikuara për transparencën elektorale janë kushte të domosdoshme për të garantuar se çdo votë e qytetarit do t’i shkojë përfaqësuesit të zgjedhur nga ai. Për të ndodhur kjo kërkohet vullneti politik i qytetarëve të Republikës sonë për ndryshim. Ndryshimin e bëjnë politikat e NISMËS SOCIALDEMOKRATE! Politikat socialdemokrate e kanë ndryshuar edhe Botën Euro-atlantike!

Kjo që u tha deri më tani, realizimin e saj e ka penguar dhe vazhdon ta pengojë autoritarizmi, despotizmi, tirania dhe të gjitha mënyrat jodemokratike të funksionimit, të cilat e ngulfatën aspiratën ndër vite të kombit tonë për funksionimin e shtetit mbi parimin e së drejtës për të zgjedhur e për t’u zgjedhur në institucionin përfaqësues, në Kuvendin e Kosovës, në institucionin më të lartë të shtetit.

NISMA Socialdemokrate do të hulumtojë dhe gjejë forma të reja të bashkëpunimit në partneritet të plotë me vendet e rajonit tonë, sidomos, në rend të parë me shtetin shqiptar– Shqipërinëdhe shtetet fqinje ku jetojnë shqiptarët denbabaden si dhe do tëndikojë në përshpejtimin e krijimit të  tregut tëpërbashkët kombëtar. Jemi të bindur se ky bashkëpunim i ri është domosdoshmëri e kohës dhe interes i të gjitha kombeve të Gadishullit Ilirik, që bashkëjetojnë qoftënë fqinjësi qoftëdhe bashkë me shqiptarët.

Për NISMËN Socialdemokrate është e papranueshme që edhe njëzet e një vjetpas përfundimit të luftës më se 1640 shqiptarë, viktima të luftës, ende ndodhen nëpër varreza masive në Serbi. Sipas deklarimeve te zyrtarëve të lartë serbë, ata vazhdojnë që t’i fshehin varrezat masive. Kthimi i eshtrave të viktiave, ndriçimi i krimeve të kryera dhe sjellja e kriminelëve para drejtësisë janë prioritet mbi prioritete për Europën e vlerave demokratike. Realizimi i këtyre objektivave tejet humane krijon premisat e domosdoshme për të mbyllur kapitullin e përgjakshëm ndërmjet dy shteteve dhe hapjen e perspektivave të reja për rajonin.

Ne, si NISMË Socialdemokrate, do të angazhohemi që çështjen e pensionistëve dhe të kategorive me nevoja të veçanta të Kosovës si dhe plaçkitjes së fondeve të tyre ta ngremë në nivel ndërkombëtar si çështje që kërkon zgjidhe urgjente. Në këtë drejtim do të kërkojmë nga BE-ja dhe SHBA-të që të ndërmjetësojnë seriozisht për gjetjen e një zgjidhjeje sa më të shpejtë. Na vjen keq që më shumë se njëzet vjet pas luftës, pas shumë marrëveshjeve me mbikëqyrjen ndërkombëtare, Bota demokratike nuk i ka dënuar meritueshëm politikat e gjenocidit që Serbia i ka ushtruar në Kosovë jo vetëm në vitet 1998/99. Mbase, kjo ka bërë që zyrtarët e lartë të Serbisë të mos pendohen as sot e kësaj dite.

Për NISMËN Socialdemokrate, ndërtimi i mirëfilltë i shtetit të së drejtës, i shtetit të njerëzve me integritet, është i vetmi bazament që garanton hapjen e perspektivave ekonomike në interes të mirëqenies së qytetarëve, edukimin dhe arsimimin e të gjitha niveleve shkollore në përputhje të plotë me të arriturat shkencore dhe pedagogjike të demokracive perëndimore, përkujdesje të tillë shëndetësore ku jeta dhe dinjiteti i njeriu është në qendër të vëmendjes të shtetit tonë – Republikës së Kosovës.

Këtë perspektivë për njeriun tonë e ofron NISMA Socialdemokrate, por kjo nuk arrihet pa mbështetjen dhe vullnetin e shumicës së qytetarëve tanë! Në  ofertën Socialdemokrate dhe perspektivën për të ardhmen, qytetarët – mbështetjen për vetveten!

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …