Jakup Krasniqi: Jo paramilitarë dhe jo masakra

Jakup Krasniqi: Nisma Socialdemokrate është e hapur për bashkëqeverisje, por ende nuk ka marrë ofertë

Nisma Socialdemokrate është e hapur për bashkëqeverisje, edhe pse ende nuk ka marrë ofertë për bashkëpunim nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se kjo parti nuk ka marrë ende ofertë, por nëse ju vjen ftesa atëherë do ta shqyrtojmë meqë Nisma nuk është parti që refuzon të tjerët. Unë mendoj që qeverisja duhet ndryshojë, duhet të jetë e mirë dhe qeverisja nuk bëhet me fjalë. Qeverisja bëhet me njerëz që dinë dhe ia duan të mirën këtij vendi”. “Në rend të parë Vetëvendosja  dhe LDK-ja i kanë numrat për të qeverisur. Nëse bëhet një ofertë ne do ta shqyrtojmë, në fund të fundit, partitë politike organizohen për pushtet. Ne do ta diskutojmë dhe nuk jemi ata që refuzojmë”, ka thënë ish kryekuvendari, Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …