Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Nuk kemi qenë ndërmarrje “kriminale” por ndërmarrje Çlirimtare kundër okupimit e pushtimit serb

Sot gjatë paraqitjes së tij para Tribunalit të Hagës, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, akuzën e lexuar nga Prokurori i Gjykatës Speciale ka kthyer në kundër akuzë. Zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë gjatë seancës se ne,  nuk kemi qenë ndërmarrje kriminale por ndërmarrje çlirimtare, sepse luftën e popullit tonë kundër regjimit kriminal  të Beogradit e kanë ndihmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës  dhe NATO-ja.

I pyetur lidhur me angazhimin apo jo të avokatit, ka thënë se  fillimisht nuk ka deshur avokat, po ishte dëshira e familjes dhe e të afërmeve për ta marrë një avokat.

Kam qenë zëdhënës dhe i ka dhënë zë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për këtë jam ndier dhe ndihem krenar.

Veprat e aktakuzës nuk janë asnjë të vërteta dhe i mohoj në përgjegjësi.

Jam i mllefosur që gjendem pa të drejtë, dhe ndaj nesh si popull e komb është bërë padrejtësi të madhe. Jam i ftuar pa të drejtë andaj edhe po reagoj

Nuk ndihem fajtor dhe as përgjegjës për asnjë pikë të aktakuzës. Nuk kam asnjë faj dhe nuk di si ta them ndryshe, ka saktësuar ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …