Jakup Krasniqi: Jo paramilitarë dhe jo masakra

Jakup Krasniqi: Nuk qëndron konstatimi se pa zgjidhjen e mosmarrëveshjes, Kosova e as Serbia s’kanë vend në BE

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, thotë se Kosova dhe Serbia nuk mund të futen “në një thes”  sa i përket arritjes së marrëveshjes në mes të të dyja vendeve, për shkak se nëse ekziston ndonjë vend në Evropën Juglindore që nuk ka qenë i gatshëm për marrëveshje politike në asnjë rast, ka qenë dhe vazhdon të jetë Serbia. Jakup Krasniqi kushti se “pa zgjidhjen e mosmarrëveshjes, as Kosova e as Serbia s’kanë vend në Bashkimin Evropian.  Kosovës mund t’i vihen kushte vetëm për shkak të dëgjueshmërisë së skajshme të drejtuesve të saj. Është i  kuptim konstatimi se “pa zgjidhjen e mosmarrëveshjes, Kosova e as Serbia s’kanë vend në BE”! Në të parë kjo thënie të duket se është krejt normale, e saktë, më përmbajtjeje e drejtësi politike, por në fakt po të analizohet drejtë, duke pasur parasysh raportet e Serbisë me Kosovën, thënia nuk ka as përmbajtje logjike se për të tjerat as mos të flasim. Krimineli dhe viktima e tij kurrë nuk mund të hyjnë ne një thes ka saktësuar Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …