Ish-kryekuvendari i Kosovës, Jakup Krasniqi në një shkrim të tij, “pajtohet plotësisht me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar. Rauri O. Conell, i cili ka thënë se, nepotizmi është një kancer që mbyt shtetin dhe nëse praktika e punësimit të kandidatëve të papërshtatshëm vazhdon, kjo do ta shkatërrojë Kosovën dhe këtu nuk ka asnjë dyshim.” Po, çka ka kontestuese këtu? Kontestuese është se me aktoret me të cilët ambasadori e ka nënshkruar Memorandumin, janë përgjegjësit kryesorë të “nepotizmit që po e mbytë shtetin”. Për njërin po e dëshmojnë përgjimet, ndërsa për tjetrin, shikoni sesa ndryshime janë bërë në ATK dhe në ministritë e tjera që drejtohen nga LDK-ja! E njëjta praktikë është ndjekur nga partitë e koalicionit qeverisës edhe në nivelin lokal gjatë gjithë këtyre viteve. Ky Memorandum sa do i mirë që të jetë, mund do të mbetet vetëm në letër, si shumë përpjekje të deritashme. Pasi praktika shumëvjeçare, por edhe kjo dyvjeçare e koalicionit qeverisës, ka treguar e po tregon, se këta njerëz tjetër flasin e krejt tjetër veprojnë! Këta nuk përtojnë të nënshkruajnë, gjithçka që ju ofrohet por veprimet i bëjnë sipas “ligjeve të pa shkruara të klaneve partiake”. Sigurisht që duhet përshëndetur përpjekja e ambasadorit, O’Connell, por dyshoj se edhe këtë shpejt do ta mbulojë pluhuri në sirtarët e errtë të qeverisë! Këta njerëz, as nuk duan e as nuk dinë të qeverisin ndryshe, ka shkruar kryetari i Këshllit Kombëtar të Nismës për Kosovën. Jakup Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …