Jakup Krasniqi

Krasniqi: Ose mbroni qytetarët, ose largohuni!

Arrestimi i Albert Spahiut, ish pjesëtar i UÇK-së, në Zvicër, pjesëtar i një familje me katër të viktimizuar nga regjimi serb,  me kërkesën e Beogradit  për ta ekstraduar në Serbi, jo vetëm që është i pa pranueshëm, por tregon  edhe vënien e Zvicrës në shërbim të politikës se gjenocidit serb të ushtruar për dekada të tëra, në Kosovë. Zvicra është njëri nga shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ka lidhje diplomatike me Kosovën, kjo do të thotë se nuk e ka asnjë arsyeje për t’i ekstraduar qytetarët e Republikës së Kosovës, në Serbi. Madje cili është ai shtet në Evropë që nuk e di se cila ishte politika serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës?.

Qeveria e Kosovës në ketë rast duhet të vihet fuqishëm në mbrojtje të qytetarëve të vet. Por jo vetëm kaq. Qeveria e Kosovës e Presidenti, duhet të reagojnë institucionalisht, te të gjitha vendet që e kanë njohur Kosovën, në të gjitha vendet që jetojnë e punojnë qytetarët e Kosovës, që çdo ekstradim i cilitdo qytetarë të Kosovës duhet të bëhet vetëm në Kosovë e askund tjetër. Pasi këta njerëz janë duke biseduar me Serbinë që disa vite dhe i kanë bërë asaj koncesione pa numër, duhet të kërkojnë nga bashkëbiseduesit serbë, që t’i ndërpresin përpjekje për t’i ndjekur qytetarët e Kosovës ose duhet që ta ndërprenë çdo formë të komunikimit me qeveritarët e Beogradit! Nëse, nuk e bëjnë ketë dhe nuk vihen ne mbrojtje të qytetarëve të Kosovës, duhet të dhënë dorëheqje nga funksionet e tyre, në mënyrë që t’i hapin rrugë zgjedhjeve të reja të lira dhe të mos të lajmërohen më, pasi nuk kanë potencë të udhëheqin me vendin.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …