J. Krasniqi

Jakup Krasniqi: Pajtohem me konstatimet e ambasadorit britanik Ruari O’Connell. Lidhur me situatën në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është pajtuar me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruari O’Connell, i cili ka deklaruar ndër të tjera se nuk ka rast në botë që janë rregulluar problemet e një vendi, përfshirë krimin e organizuar dhe korrupsionit, duke i pritur të huajt ta bëjnë një gjë të tillë. Krasniqi ka shkruar se O’Connelli, meriton një mirënjohje edhe për shëtitjen që ka bërë dje në Vushtrri me të shpëtuarit nga krimet e gjenocidit serb.  Pajtohem plotësisht me ambasadorin O’Connell. Nuk ka rast në botë që janë rregulluar problemet e një vendi, të krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke i pritur të huajt për t’i bërë punët tuja . Dhe nëse ka vullnet politik për të ndryshuar gjerat, qoftë nga kjo qeveri qoftë nga një qeveri tjetër, ne do të jemi pranë politikanëve që me të vërtetë dëshirojnë të luftojnë krimin dhe korrupsionin’”. “Me ketë konstatim të ambasadorit britanik, njeriu nuk ka si mos të pajtohet. Është më shumë se i saktë. As liria nuk do të na vinte, pa luftën tonë shekullore. Kur ne u bëmë gati për jetë a vdekje, erdhi edhe ndihma ndërkombëtar, ka shkruar mes tjerash, z Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …