Jakup Krasniqi: Jo paramilitarë dhe jo masakra

Jakup Krasniqi: Përpjekja për të uzurpuar Komisionin Qendror Zgjedhor është antikushtetuese

 Neni 139 i Kushtetutës së Kosovës është i rezervuar për Komisionin Qendror Zgjedhor dhe i ka katër paragrafë. Në paragrafin e parë thuhet: “Komisioni Qendror Zgjedhor është organ i përhershëm që përgatit mbikëqyrë, drejton dhe verifikon të gjithë veprimet që kanë të bëjnë me procesin e zgjedhjeve e referendume dhe shpall rezultatet e tyre”.

Kur lexohet ky paragraf i cili KQZ-së i ka dhënë mandat të përhershëm, kush dha të drejtën Kryetares së KQZ-së që ketë organ të përhershëm ta bëjë jo funksional, në kohën kur anëtarët e KQZ marrin paga nga Buxheti i shtetit? Për ketë dikush do të duhej të përgjigjet. Sa i përket çështjes shumë të debatueshme sesa anëtarë duhet t’i ketë e kë përfaqësojnë ata në Kuvend, Kushtetuta e jonë e thotë shumë qartë në paragrafin katër i cili thotë: “Gjashtë (6) anëtarë emërohen nga pjesëtarët e gjashtë grupeve më të mëdha parlamentare të përfaqësuara në Kuvend, të cilët nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në ndarjen e vendeve të rezervuara. Nëse në Kuvend janë më pak grupe, grupi a grupet më të mëdha mund të emërojnë anëtarë shtesë. (…)”. Sipas kësaj dispozite kushtetuese gjërat janë më shumë sesa të qarta, paqartësia është vetëm në kokat e atyre që  po dëshirojnë ta grabisin atë që nuk ju takon. Kjo të çon në përfundimin se grabitja po bëhet praktikë e keqe në çdo segment të jetës sonë shoqërore. Kjo praktikë nuk i duhet askujt.

Kushdo që e përcjell Kuvendin e sheh se Kryetari apo Nënkryetari që drejtojnë seancat e Kuvendit, ATA UA JAPIN FJALËN  QË TË FLASIN në emër të GP të shqiptarëve gjashtë Kryetarëve të Grupeve që përfaqësohen në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …