Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Plaka, Del Ponte, apo dështimi profesional-njerëzor dhe intelektual i një prokuroreje

Plaka, Carla del Ponte, gjeja e parë, për të cilën  do të duhej të sqaronte opinionin evropian e botëror është: Pse është formuar Tribunali i Hagës për ish Jugosllavinë? Për shkak të Kroacisë, Bosnje e Hercegovinës e të Kosovës apo për shkak të politikave të krimit e të gjenocidit të politikës së Beogradit? Ajo, si Kryeprokurore e Tribunalit të Hagës ka qenë e ngarkuar që në sallat e gjyqit t’i argumentoi dëshmitë për krimet e luftës dhe krimet ndaj njerëzimit të ushtruara nga regjimi serb i Millosheviqit, por ajo atje ku duhej t’i dëshmonte krimet në Gjykatë ka dështuar dhe tani po përpiqet me dëshmitë e rrejshme të Shërbimit Sekret Serb, të Shërbimit që më dekada të tëra ka qenë në shërbim të politikave të krimit e të gjenocidit jo vetëm të Millosheviqit.

Kjo që po e bënë kjo plakushe e Prokurorisë së Hagës e cila dje do të duhej t’i dënonte në rend të parë krimet serbe, të cilën gjë nuk e bëri atje ku duhej dhe si duhej, tani, pas sa viteve ajo nuk e shkroi asnjë libër për krimin e pandëshkuar serbe, për amnistinë e dhjetëra e qindra kriminelëve serbë. Asnjë libër për katër luftërat e tre gjenocidet shkaktuara nga regjimi kriminel i Millosheviqit në hapësirën e ish Jugosllavisë dhe për shkak të cilëve është detyruar të ndërhynë edhe Komuniteti Ndërkombëtar. Veç ky fakt në vetvete flet shumë.

Është më shumë se e qartë, ajo nuk ka e më gjasë nuk kishte ndonjë interesim që të dënoheshin kriminelet serbë, ajo paska dëshiruar triumfin e politikave të krimit e të gjenocidit serb, posaçërisht në Kosovë. Prandaj, ajo tërë arsenalin e gënjeshtrave serbe, të përgatitura mirë në kuzhinën e Beogradit e ka drejtuar kundër popullit më të shtypur të Jugosllavisë për gati një shekull – shqiptarëve të Kosovës. Për atë politike në Europë e Amerikë ka pasur e ka shumë raporte të organizatave të ndryshme për të drejtat e liritë e njeriut që kanë konfirmuar e argumentuar politikat kriminale e gjenocidale të Beogradit zyrtar. Filluar nga Luftërat Ballkanike, Lufta e Parë dhe  e Dytë Botërore dhe sidomos nga Lufta e fundit (1998/99). Por ajo as që donë të dijë për ato raporte e sidomos për raportet e fundit që mund t’i gjej lehtas në enciklopedinë e njohur të Vicopedisë.

 Unë jam e bindur se edhe plakushja Del Ponte dhe bashkështetasi i saj Dick Marti janë të yshtur dhe të paguar nga regjimi i sotshëm i Beogradit i cili udhëhiqet nga pinjollët e Millosheviqit dhe besniket e tij të djeshëm e të sotshëm. A mund të kuptohet ndryshe deklarimi i saj që sot na e solli portali “Blic”. Sipas të cilit ajo paska deklaruar:

“Kosova është privilegjuar me njohjen e saj si shtet që sipas meje ka qenë mjaft i nxituar. Gjithashtu kur ne nisëm hetimet tona patëm një vështirësi të madhe, pasi askush nuk donte që ne të bënim këto hetime. Në Kosovë duhet parë ende se çfarë po bëhet dhe për mua Kosova është ende një pikëpyetje.” As gjë e re, përralla të tilla bota demokratike është duke dëgjuar çdo ditë nga krerët e lartë të shtetit serb, të shtetit që as edhe një herë nuk janë distancuar nga politikat e krimit e të gjenocidit. Pse kjo politikë e gjenocidit mbështetet kaq me këmbëngulësi nga dy shtetas të Zvicrës demokratike, është goxha e pa kuptueshme, mbase mund të jetë arsyeje e korrupsionit financiar, ndryshe vështirë se mund të kuptohet nga mendja normale e njeriut me aftësi mesatare.

Zonja e shitur shtrenjtë për t’i shërbyer politikës antishqiptare serbe, e ka humbur besimin jo vetëm në gjyqësorin e Kosovës, por edhe në Gjykatën Speciale të Hagës, për të cilën thotë: “E tani ka një Gjykatë të Kosovës, e nuk kam dëgjuar se ka bërë gjë e kam dyshime se do të arrijë të zbardhë këtë ngjarje. Atëherë sa më takon, nuk na lejuan të bëjmë këtë hetim e nuk mundëm ta bëjmë këtë hetim, prandaj dhe unë e kam rrëfyer faktin në librin tim të parë “Gjuetia, Unë dhe kriminelët e luftës.” Të shohim e ç’do ndodhi, Por për eksperiencën time të punës di se sa më shumë kohë kalon aq më pak arrihet të zbardhet çështja.” Në të gjitha këto çështje që ajo deklarohet, për të saten herë vihet në shërbim të politikave kriminale e të gjenocidit serb. Natyrisht, ajo është paguar për ketë këmbëngulësi, mbase ajo ka të drejtë në moralin e saj të dyshimtë politik e profesional. Si dhe sa është paguar ajo e dinë më se miri! Ajo si prokurore që është duhej ta dinte se edhe mbrojtja e gjenocidit të cilitdo shtet është veprim kriminal.

Heshtja e saj, gjatë gjithë këtyre viteve, për politikat e gjenocidit serb të ushtruara në Kosovë, Kroaci e Bosnje e Hercegovinë, flet për orientimin e saj politik, intelektual e humanitar?! Me këto veprime zonja e shitur është duke shkelur me të katër këmbët në vlerat e proklamuara të Komunitetit Ndërkombëtare për të drejtat e liritë e njeriut e sidomos mbi vlerat e proklamuara të BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …