Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Isa Mustafa, i cili thotë se Qeveria nuk do të pengojë votimin e serbëve të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të Serbisë në vendin tonë. Para pak dite Kryeqeveritari e qeveritarë me plotë gojën deklaruan: “Në Kosovë nuk do të ketë zgjedhje serbe, do të ketë grumbullim të votave nga OSBE-ja”. Por, sot paskan harruar se çka thanë para pak dite. Sot deklarimi ka avancuar, kryeministri paska deklaruar, po e konfirmojnë mediet: “Qeveria që unë drejtoj nuk i pengon qytetarët e saj të shprehin vullnetin e tyre. Qoftë edhe duke hedhur vota për zgjedhjet e Serbisë nëpër qendrat grumbulluese të cilat do t’i menaxhoj OSBE. Përkundrazi. Ne do t’ua mundësojmë atyre ta shprehin atë vullnet”. Deklarimi i dytë nuk do të duhej të ndodhte, pasi ne veç e dinim se deklarimi do të ndryshonte. Ndryshimi i fjalëve, nuk është hera e parë që po ndodhë e më gjasë nuk do të jetë as e fundit. Ec e besoju këtyre njerëzve që i ndërrojnë fjalët më shpesh se rrobat.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …