Në një intervistë për “Zërin”, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovës, Jakup Krasniqi, duke folur për rrjedhat politike të vitit të kaluar ka deklaruar se qytetarët e Kosovës dhe opozita e bashkuar e patën filluar mirë e mbarë vitin 2016, por si duket të dy palët i lëshoi kondicioni i veprimit dhe i vazhdimit për të protestuar deri në detyrimin e Qeverisë se krimit e të korrupsionit, që të çonte vendin ne zgjedhje te jashtëzakonshme. Opozita nuk e pat gatishmërinë qe e bashkuar të ecte deri në fitoren përfundimtare. Vendi ynë kishte nevojë për ndryshimin e qeverisjes. Një pjesë e opozitës e filloi luftën për dominim brenda opozitës dhe jo për ta detyruar koalicionin qeverisës të shkonte në zgjedhje të parakohshme. Nuk e kam asnjë dyshim, se përgjegjëse për ketë ishte Vetëvendosja, e cila u mundua te shkëpuste ndonjë pupël nga AAK-ja e NISMA, por s’bëri gjë tjetër veçse i çoi ndonjë “argat” partive te koalicionit, por as ajo nuk shpëtoi nga shkëputjet e tilla, ka thënë mes tjerash Jakup Krasniqi në intervistën e tij.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …