Jakup Krasniqi: Raporti i Dik Martit, raport i Millosheviqit


 Është fat më shumë se i keq, se një pjesë e shqiptarëve sot është duke ecur në rrugën e turpit që kanë ecur shqiptarët që nga Ballaban Pasha e Hamza Kastrioti e deri të Esat Toptani e Ahmet Zogu. Këta tipa shqipfolësish janë shfaqur edhe pas luftës së dytë krejt deri të Rrahman Moroina. A do të shfaqen këta shqipfolës edhe sot në Kuvendin e Kosovës?


Gjykata Speciale, edhe nëse ka shumë arsyeje të formohet në Kosovë?! Ekziston vetëm një arsyeje që është turp i turpit për çdo shqiptar që guxon ta vret kryevlerën e shqiptarëve të Kosovës – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ti thotë po një Gjykate Speciale që formohet jashtë juridiksionit të Kosovës. Për faktin se ajo po ngritët mbi bazën e gjuhës se gënjeshtrave të regjimit gjenicidal te Millosheviqit të përcjellura në Këshillin e Evropës nga miku i Millosheviqit, senatori Dick Marti. Cilido shqiptar që nuk e kupton ketë, është TRADHTAR E BIR TRADHTARI, që nuk e meriton jetën në ketë dhe!


Votimi i sotëm në Kuvendin e Kosovës, për të gjithë ata që i kanë votat, nga votuesit e PDK-së, e që janë deputetët më kontraverz e paradoksal në Kuvendin e Kosovës, sipas diskutimeve që dëgjuam, ata turp të madh po ju lan fëmijëve të tyre! Ata duhet ta thërrasin ndërgjegjen e tyre nëse u ka mbet sado pak nder e dinjitet!


Ta votosh ketë Gjykatë sot në Kuvendin e Kosovës, është sikur ta kishe votuar Planin “Patkoi” të hartuar nga pushtuesi serb i cili ushtroi për një shekull gjenocid mbi popullin tonë! Askush nuk ka të drejtë e as që ka mandat, të votoj për internimin e qytetarëve të Kosovës se Lirë!


Mendoni e votoni nëse vërtetë jeni deputetë të Kosovës se Lirë! Është në mundësinë tuaj ta votoni a mos ta votoni Raportin e Millosheviqit të përcjell nga Dick Marti!


 


 


 


Jakup Krasniqi: A kanë integritet të duhur deputetët tanë?


 


“Sa të jam gjallë nuk do të nënshkruaj që Gazivoda t’u takojë shqiptarëve”. “Kurrë nuk do të nënshkruaj që Liqeni i Gazivodës dhe largpërçuesit e tensionit të lartë t’i takojnë Kosovës”, ka thënë kryeministri serb Aleksandar Vuçiq.


 


Ai ka theksuar “derisa të jetë gjallë” kurrë nuk do të nënshkruajë, kur bëhet fjalë energjetikën, që liqeni i Gazivodës ose largpërçuesit e tensionit të lartë të jenë pasuri e Kosovës, sepse, ka shtuar, e ka zgjedhur populli i Serbisë dhe se për këtë nuk do të mashtrohet dot nga ambasadat e huaja.>


 


Siç e pamë, Vuçiqi e Daçiqi, pas takimit te 23 qershorit po flasin diçka, kryeministrat tanë po heshtin. Pse po heshtin? Ata nuk po i tregojnë opinionit të vërtetën. Pra ata po mashtrojnë si zakonisht. Ata mashtrimin e kanë bërë kulturë. Ndërsa heshtja e tyre është e frikshme, e frikshme se kanë nënshkruar një marrëveshje të dëmshme, të cilën gjë nuk mund t’ia tregojnë opinionit publik, një pjesë e të cilit ende po ju beson. Edhe çka tjetër duhet të bëjnë këta njerëz të pa përgjegjshëm, që organet e partive te tyre, tua tregojnë derën nga duhet dalë për mos tu kthyer kurrë më.


 


Te gjithëve na kujtohet, kur në Kuvendin e Kosovës para pesë muajve u diskutua për Trepçën, Isa Mustafa tha: ” Ne nuk do të bisedojmë me Serbinë për pasurinë (pronën) e Kosovës”. Tani po del se me 23 qershor në Bruksel është biseduar, për pasurinë e Kosovës, për ujin, për rrymën, për telefonin mobile, për largpërçuesin dhe për krijimin e një republike serbe në Territorin e Republikës së Kosovës ( Bashkësia e Komunave serbe). Te gjitha këto janë çështjet të brendshme dhe pronë e Kosovës.


 


Kryeministri e vartësi i tij po heshtin! A do të kishin heshtur sikur marrëveshjet e arritura do të ishin të favorshme për Kosovën. Jo, vetëm që nuk do të heshtnin, por ata do të kërkoseshin si gjelat! E do të thoshin se kemi fituar tetë me hiq?! Ata e kanë gjetur heshtjen, për të mos e lënduar votimin e sotshëm në Kuvendin e Kosovës për Gjykatës Speciale e cila shtetit tonë do t’ ia merr një pjesë të sovranitetit për integrimin e qytetarëve të saj. Diçka e tillë nuk ka ndodhur as me Serbinë si shkaktare e tri luftërave dhe ka ushtruar gjenocid mbi tre popuj.


 


Këta njerëz, për ti realizuar këto veprime anti kombëtare, fillimisht është dashur që në partitë e tyre t’i eliminonin të gjithë zërat që kanë guxuar t’i kundërshtojnë, t’i kundërshtojnë shefat e tyre, kështu ata i kanë të hapura të gjitha rrugët për të marr vendime të dëmshme për vendin. Sesa do t’ju shkoj kungulli mbi ujë këtyre njerëzve nuk e di, por kur ai do të mbushet ujë do të fundoset. Por, pastaj çështja do të jetë, a do të fundosemi të gjithë me ta?! Dëshira është që të fundosen vetëm ata, por nuk i kanë pozitat që të shkojnë vet!.Ata po rrezikojnë shumë!


 


Sot është dita kur në Kuvendin e Kosovës mund të përcaktohet shumë çka. Sot do të shihet integriteti i deputetëve te Kuvendit të Kosovës, guximi intelektual e njerëzor i tyre. Ndërsa, integriteti mund të tregohet vetëm në momente të vështira e të rrezikshme për fatin e një personaliteti. Natyrisht, aty ku nuk ka rrezik për fatin e jetën e njeriut, nuk ka nevojë as për integritet. Sot do të shohim sesa deputetet tanë kanë integritet e personalitet për ti përfaqësuar qytetarët tanë!! Shpresa ka pak, se koha për integritet ka ikur! Pasi, lufta është duke u bërë kundër njerëzve me integritet e dinjitet!



 


 


Jakup Krasniqi: Deklarimet e një deputeteje të Bundestagut me origjinë turke kundër UÇK-së


 


Ka kohë që krejt padrejtësisht, pas pesëmbëdhjetë-gjashtëmbëdhjetë vjetësh, Ushtria Çlirimtare e Kosovës po etiketohet si “terroriste”. Në fillimet e saj UÇK-ja është quajtur terroriste nga një regjim, i cili në mënyrë sistematike, për dekada me radhë, kishte vepruar mbi bazën e një politike të planifikuar e të programuar për te ushtruar gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës dhe të trevave të tjera shqiptare, që ishin të pushtuara nga ish-Federata Jugosllave. Pra, është quajtur terroriste nga një regjim që ushtroi gjenocid në Kroaci, në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Kosovë dhe i cili regjim më të drejtë është luftuar nga e gjithë bota demokratike. Ndoshta për deputeten e Bundestagut me origjinë turke, terrorist është çdo shtet  anëtar i NATO-s për shkak te antiamerikanizmit që e ka e majta ekstreme, por të quhet Terroriste Ushtria  Çlirimtare e Kosovës, pse bëri luftë çlirimtare kundër një regjimi barbarë atëherë natyrshëm shtrohet pyetja: çfarë vlerash shoqërore mbron ai orientim ideologjik në botën demokratike? Është një e vërtetë e madhe se shumica e popujve në botë kanë kaluar nëpër atë rrugë, madje edhe Turqia moderne e Ataturkut ka dalë nga një luftë e tillë! Një gjë më duhet të konfirmoj, jo vetëm një jetë, por edhe 500 jetë pas kësaj po t’i kishim, luftën çlirimtare për shqiptarizmin e rilindësve nuk do ta pushonim. E përsëris, vetëm për shqiptarizmin e rilindësve (themeluesve te kombit shqiptar) dhe për asnjë ideologji tjetër!


Dikush fare lehtë mund të thotë, siç po thuhet nga brenda e jashtë Kosovës, se institucionet e Kosovës së pavarur e sovrane nuk po e luftojnë krimin e korrupsionin dhe fajtor për këtë na qenkan “komandantët e UÇK-së”, ose njerëzit, që më votën e lirë me origjinë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, na qenkan përgjegjës?! Unë nuk do t’i marr në mbrojtje qeveritarët e Kosovës të pas luftës, qofshin ata me origjinë ushtarake apo pacifiste (pasi të dy palët kanë qeverisur qe 15-16 vjet) dhe që të dy palët kanë qeverisur e bashkëqeverisur keq, madje do të thosha edhe tepër keq. Nga padituria dhe papërgjegjësia e tyre si dhe nga “prirja”e tyre për të qeverisur me njerëzit, me ekonominë dhe pasuritë e vendit na kanë lënë në pozita inferiore, mbase edhe mjerane. Por kjo nuk i jep askujt të drejtë, as në Kosovë, që nostalgjikëve të “bashkim vëllazërimit”e as të atyre jashtë saj, që të gjitha fajet e 16 viteve të pasluftës, t’i adresohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Adresimi i problemeve me këtë thjerrëz apo optikë politike pa dyshim që është diagnostifikim i gabueshëm dhe pa asnjë dyshim “pacienti” nuk mund të ketë shërim! Pse po kërkohet me çdo kusht vdekja e pacientit? Kujt i duhet kjo?


Nëse njerëzit e veshur me fuqinë e pushtetit të dalë nga zgjedhjet e “lira”, të cilat ishin të menaxhuara nga komuniteti ndërkombëtar ( OSBE-ja evropiane), gjatë këtyre 15-16 viteve kanë qeverisur keq edhe me ligjet e “miratuara” (diktuara) nga ata (pra, ndërkombëtarët), atëherë cila është arsyeja që të gjitha fajet t’i adresohen vetëm Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila mbylli historinë e saj më 21/22 qershor 1999? Ngjarjet, cilat do qofshin ato të ndodhura pas kësaj date, nuk mund ti veshën UCK-së. Të gjithë e dimë, se në asnjë qeverisje, shumësia e qeveritarëve nuk ka qenë nga Lëvizja Kombëtare për Çlirim, përkundrazi shumica kanë qenë me origjinë tjetër! Madje as qeveria e sotme as nuk udhëhiqet dhe as nuk ka ndonjë numër të rëndësishëm që i përket asaj origjine. Në institucionet e sotme të Republikës së Kosovës, me origjinë nga UÇK-ja kemi vetëm Kryetarin e Kuvendit dhe Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm.


Epo, ndërkombëtarë të nderuar, ky ka qenë vullneti juaj i realizuar nga Hashim Thaçi, të cilin e mbështetët pa hezituar edhe në bisedimet tepër të dëmshme të zhvilluara për tri e më shumë vjet në Bruksel. Bisedime që shtetin e Kosovës tashmë e kanë bërë goxha jofunksional. Në ato bisedime ia keni arritur që më pak se 5 për qind e popullsisë së Kosovës t’ia imponojë dhe t’ia dirigjojë jetën shumicës, të përbërë me më se 95 për qindtë popullsisë së Kosovës!  Bisedime që Serbinë e kanë bërë hisedare të fuqishme të jetës institucionale dhe ekonomike të Kosovës përmes Listës Serbe! Çfarë demokracie është kjo dhe ku tjetër është e instaluar? Rrjedhimisht, a kemi një precedent të tillë diku gjetkë në rruzullin tokësor? Nëse keni të bëni me krimin (politik e ekonomik), korrupsionin, trafiqet e ndaluara, me keq menaxhimin e pasurisë kombëtare te pas luftës, ketë e keni pasur mundësinë ta bënit gjatë gjithë këtyre viteve. Pse nuk e betë?


Së këndejmi, ne, luftëtarët e lirisë, të pavarësisë e të demokracisë nuk mund të pajtohemi, kur deputetë e zyrtarë të ndryshëm nga BE-ja e vlerave demokratike, UÇK-në e quajnë terroriste e në të njëjtën kohë bëhen mbështetës të regjimit kriminal të Millosheviqit, i cili ka udhëhequr e ushtruar gjenocid të programuar me qëllim të pastrimit etnik të Kosovës. Edhe ne, luftëtarët kombëtarë të Kosovës, sipas një analogjie të thjeshtë, këta njerëz mund t’i quajmë kriminelë e terroristë pasi mbështesin regjimin gjenocidal të Millosheviqit, pasi ata njerëz me origjinë politike të së majtës ekstreme, ishin mbështetës të tij edhe në kohën e bombardimeve të NATO-s në Kosovë. Për ne shqiptarët liridashës e socialdemokratë nuk mund të jenë “terroristë” ata që ia vunë gjokset regjimit të Millosheviqit dhe “demokratë” ata që i mbështeten barbaritë e tij dhe iu kundërvunë botës demokratike, me SHBA-të në krye, pse po e luftonin regjimin barbar të tij. Ne nuk i quajmë ata terroristë dhe këtë nuk e bëjmë pse frikësohemi nga padrejtësia ngado që mund të vijë ajo, se padrejtësitë e mbështetura në forcën e kërbaçit, të “ligjit” e të gjyqësisë shoviniste i kemi përjetuar për pothuajse një shekull, por pse jemi njerëz të gatshëm për çdo flijim, nëse ai flijim është në interes të kombit e të atdheut.


Shkurt, gabohen të gjithë ata që mendojnë se sulmet e koordinuara, të brendshme e të jashtme janë të drejtuar vetëm kundër disa individëve që dje ishin pjesë e UÇK-së?!

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …