Jakup Krasniqi: Çështjen e veteranëve Kuvendi i Kosovës duhet ta kthejë nga fillimi

Jakup Krasniqi: Me shenjtërimin le të merret Kisha, ju menaxhoni shtetin!

Nuk ka asnjë dyshim se për besimtaret katolik, mbase dhe për  kombin, Shenjtërimi i Nënë Terezës është një akt i rëndësishëm, është një rast shumë i rëndësishëm për Kishën katolike shqiptare, por çka ka të bëjë kjo me qeveritarët e shtetit laik, të  cilët nga qytetarët e kanë marrë besimin për t’ua bërë të dinjitetshme jetën tokësore, duke menaxhuar pasuritë njerëzore, materiale e kombëtare, duke menaxhuar pushtetin tokësor. Klerikëve të ndryshëm fetarë u është “besuar” menaxhimi i “pushtetit” shpirtëror, ata le të merren me organizimin e menaxhimin e uratave e urimeve që duhet të bëhen me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezë.

Te ne në Kosovë, flamurin e urimeve e të përgëzimeve për atë Shenjtërim, i përket kryekreje te parit të kishës, Dom Gjergjit dhe Kishës katolike shqiptare, bile edhe të krishterëve në përgjithësi. Për ketë qëllim para shekujve, diku më herët e diku më vonë, është bërë ndarja e Kishës nga shteti. Ndërhyrjen e qeveritarëve të shtetit laik në ketë çështje e shoh si shkelje flagrante të Kushtetutës. Por tek ne, është bërë udhë shkelja e Kushtetutës nga “kushdo që ngihet  më herët”.

Nuk mendoj se këto veprime “kurtuazie”, nga qeveritarët tanë bëhen, jo pse ata janë fetarë, bile këta nuk janë hiq fetarë, se po të ishin të tillë do të frikësoheshin nga Zoti, për shkatërrimin që ia kanë bërë ekonomisë së vendit, procesit të privatizimit, të Sistemit të Arsimit, Sistemit të Drejtësisë, të drejtësisë sociale, shërbimit shëndetësor, ambientit hapësinor etj. Këta njerëz, me qeverisjen e tyre rrënuese për vendin, kanë bërë që brenda vitit 2015 nga Kosova të iknin mbi 100.000 qytetarë, e qindra mijëra të tjerëve që presin për të ikur nga kjo pasiguri për punë e jetë, nuk shërohen me urata e urime, as me shenjtërime të kujtdo qoftë, por me krijimin e kushteve ekonomike për një mirëqenie qytetare.

Por, për çka e bëjnë?

Përgjigjja më e shkurtër do të ishte, pse janë servilë të pështirë! Problemi është se ky servilizëm është goxha i shtrirë, siç është e shtrirë edhe shpirtshitja e njerëzve tanë. Për të argumentuar këto që thash, po sjellë dy lajme të  këtyre dite. Një kërkesë e shpirtshiturve për t’i kthyer në xhami, hapësirat e Universitetit publik, në një qytet që ka mbi 50 xhami?! E absurdi tjetër është ai i zyrës së Presidentit të Shqipërisë (laike), për të ngritur në qendër të Tiranës, bustin e Papa Franceskut?! Unë këto kërkesa absurde nuk i shoh ndryshe veçse një servilizëm shpirtshiturish!

Madje jo vetëm kaq, por në këto shtetet tona, shqiptarët po i shih si një pakicë mjerave, të strukur e heshtak, të cilët nuk po guxojnë që t’i mbrojnë vlerat e tyre kombëtare! Po ndodhë e kundërta e rilindësve pas gati 200 viteve?! Këto shtete që i kemi, janë vepër e idesë kombëtare!

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …