leoni

Krasniqi: Prokuroria e Dhomave të Specializuara, shpirtin e bazamentin e Kosovës, UÇK-në, po e quan ndërmarrje kriminale?!

Jakup Krasniqi: Shkolla shqipe nuk është aty ku i duhet gjeneratës se re, nuk është aty ku i duhet kombit tonë

Më rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ish kryekuvendari i Kosovës, Jakup Krasniqi përmes një shkrimi e ka vlerësuar rrugëtimin e shkollës shqipe nga viti 1887 e këtej, përkundër të arriturave ai ka thënë se niveli i shkollës shqipe nuk është i duhuri. Shkolla shqipe nuk është aty ku i duhet gjeneratës se re, nuk është aty ku i duhet kombit tonë, ajo është mbushur fjalë e shprehje të huaja, barbarizma të ndryshme.

“Rrugëtimi i shkollës shqipe nga 7 marsi i vitit 1887 e deri më sot i ka pasur pengesat e sukseset e arritura që nuk mund t’i kontestoj askush. E sotmja nuk mund të krahasohet më të djeshmen, por as e sotmja nuk është aty ku duhet të jetë. Nuk është aty ku i duhet gjeneratës se re, nuk është aty ku i duhet kombit tonë e as aty ku i duhet shtetit tonë, bile as shteteve tona. Gjuha jonë sot është e mbushur dialektizma prej më të ndryshmeve, është mbushur fjalë e shprehje të huaja, barbarizma prej më të ndryshmeve. Përdorimi i gjuhës është për çdo kritikë. Mbrojtjen e gjuhës duhet ta bëjë shteti me ligje. Gjuhën e bënë të bukur mësimi e mësuesi në shkollë, e bëjnë mediet e ligjërimet e ndryshme në katedra e faltore politike e shkencore, e bëjnë mediet e të gjitha spektrave e sidomos ato pamore e foljore, madje edhe rrjetet sociale kur qëllim e kanë komunikimin e kulturuar etj. Uroj që shkolla e jonë shqipe, gjuhës sonë prej më të vjetrave t’ia kushton vëmendjen e duhur, kusht si është sot nuk pine ujë më! Gjeneratës se re Ju uroj suksese në çdo fushë të dijeve shkencore! Pasi ky është qëllimi parësor i arsimit dhe i edukimit! URIME NXËNËS E MËSUES!”, ka shkruar Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …