Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Shpallja e Pavarësisë së Kosovës në historinë e popullit tonë është një ngjarje shumë e rëndësishme

 

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi në një intervistë për KosovaPress ka deklaruar se  Shpallja e pavarësisë, mbetet një akt i lartë në histori. Krijimi i shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës është një ngjarje e madhe. Edhe pse sot vendi ynë nuk është Shteti  për të cilën kanë ëndërruar, qytetarët, ata  duhet ta festojnë këtë datë gjithherë. E ata të cilët e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje, duhet të ndëshkohen me votën e popullit, pasi që shkelen besimin dhe ëndrrat e tyre. Edhe pse kanë kaluar tetë vite, ajo ngjarje sigurisht që do të jetë parasysh dhe në mendje gjithnjë. Për faktin që pas tetë viteve pas çlirimit të Kosovës, po zyrtarizohej ajo që ishte arritur në luftën çlirimtare të Kosovës, krijimi dhe shpallja e shtetit të pavarur dhe sovran dhe demokratik të Kosovës. Në historinë e popullit tonë është një ngjarje vërtetë e rëndësishme. Ne si brez patëm fatin që të jemi ata që po e kurorëzonin një luftë gati shekullore, që e kishin bërë disa breza pareshtur, për tu çliruar nga Serbia. Sigurisht që për këtë brez dhe brezat që do të vijnë ajo ngjarje dhe ajo ditë, do të mbetet e shënuar dhe ka vlera të mëdha historike, për faktin që në themelin e saj ka qindra e mijëra jeta njerëzish”, tha mes tjerash Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim ballafaqimi me te

Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin   edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim …