Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka komentuar thirrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shfuqizimin e taksës ndaj produkteve të Serbisë. Ai ka thënë se Amerika duhet t’i kuptojë drejt reagimet e Kosovës në raport me Serbinë, sepse Kosova nuk ka bërë asnjë veprim të vetëm për t’i prishur raportet me Uashingtonin zyrtar. Taksa 100 për qind është reagimi më i butë i mundur i Qeverisë së Kosovës dhe ajo duhet të vendosë edhe kushte të reja për Serbinë. Krasniqi ka tërhequr vërejtjen se mos ekzistimi i konsensusit kombëtar për këtë fazë të dialogut është përgjegjësi e politikës sonë, meqë në këtë fazë Kosova nuk ka çfarë t’i japë Serbisë. Kosova nuk ka nevojë të ngutet për këtë fazë të dialogut. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën po i nevojitet Serbisë dhe pse u dashka t ia plotësojmë atë dëshirë ka thënë mes tjerash ish kryekuvendari i Kosovës, Jakup Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …