Pas publikimit të një shkrimi të ish kryekuvendarit Jakup Krasniqi lidhur me bisedimet e palës së Kosovës, në Bruksel, ka reaguar “Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës”. Në përgjigje të reagimit Jakup Krasniqi ka shkruar se RRGGK është ngutur dhe nuk e ka kuptuar esencën e shkrimit tim për Delegacionin e Kosovës në bisedimet e Brukselit. Po të lexohet me vëmendje në tërësi shkrimi i shkurtër, në asnjë formë nuk mund të del se qëllimi im ka qenë diskriminimi gjinor, por rezultati katastrofal i atyre bisedimeve. Nëse vërtetë, GGK e kanë keqkuptuar deklaratën time, unë Ju kërkoj sinqerisht falje. Jam i bindur se çdo grua politike e di se cili ka qenë dhe është qëndrimi im për gruan, si vajzë, si grua e si nënë. Unë do të kisha dëshiruar që reagimi është bërë pa ndonjë ndërhyrje nga jashtë?! Esenca e reagimit tim, ka qenë rezultati tepër i dëmshme i bisedimeve me palën serbe, pa marrë parasysh nga kush janë bërë ato bisedime, nga gra apo burra. Nuk e di a ka pasur ndonjë reagim nga RRGGK për ato bisedime pa “alternativë”! Bisedime që sipas kryetarit të ardhshëm, nuk paskan pasur alternativë tjetër, gjë që nuk është aspak e vërtetë. Unë kam mbrojtur interesin e vendit e të kombit si tërësi dhe nëse në atë tërësi janë prekur femrat e RRGGK-së, Ju kërkoj falje!
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …