Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Të gjithë duhet ta mbështesin vendimin e KPM-së e jo të Komisionit të Kuvendit të Kosovës për Art Motion

Nëse dikush në Kosovë duhet ta e mbroj Kushtetutën, sovranitetin e shtetit si dhe rendin ekonomik e shoqëror, interesin e publikut nga krijimi i monopoleve, ata duhet të jenë deputetët e Kuvendit të Kosovës, përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve të Kosovës. Krijimi i monopoleve në cilëndo fushë të jetës, në një vend të vogël siç është Kosova, do të thotë ta goditesh xhepin e varfër të qytetarit. Nuk ka asnjë dyshim, në Kosovë, Devollët kanë vendosur monopol në shumë fusha biznesore, për faktin se ata janë duke u mbështetur nga të gjitha partitë politike, në Kuvend dhe jashtë tij. Natyrisht që ketë mbështetje ata e arrijnë jo gjithherë me mbështetje të ligjeve në fuqi. Pasi kur krijon monopol në fusha ekonomike e biznesore, krijon edhe fuqi financiare për të korruptuar e fituar mbështetje të gjithanshme e në çdo institucion, deri edhe në Kuvendit të Kosovës.

Jo më kot populli ynë ka thënë: “Paraja e çon ujin përpjetë”. Se për gishtat nuk është ndonjë problem. Prandaj mbështetet edhe Art Motion. Pse jo, kur mbrapa nuk të qëndrojnë vetëm të fuqishmit e politikës, por edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës. Politikat e tilla, jo vetëm që nuk janë progresiste, por fare nuk janë politika social demokrate. Dhe të gjithë e dimë se nëse ka progres e zhvillim në Botën Demokratike, meritat i takojnë politikave socialdemokrate pa të cilat nuk ka as mund të ketë drejtësi sociale. Kosova ka shumë nevojë për një Drejtësi sociale! Politikat monopolistike as kund në botë dhe as tek ne nuk ju shërbejnë politikave të drejtësisë sociale!

Kosova e dal nga një luftë e egër pas një robërie të gjatë dhe të jetuarit në një tranzicion të stërzgjatur, vajton për politika të drejtësisë sociale! Kush duhet t’i mbështet politikat sociale nëse ketë nuk e bëjnë socialdemokratet në Kuvendin e Kosovës?.

 

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …