Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, ka thënë se kërkesat që po i bën kryetari Thaci janë antikushtetuese dhe duhet të ndalohet nga Kuvendi. Bisedimet që janë zhvilluar kanë qenë në kuadër të Qeverisë dhe jo presidencës. Presidenti nuk duhet të marrë përgjegjësi dhe kompetenca që nuk i takojnë. Kompetencat sikur është dialogu i takojnë Parlamentit dhe e them me bindje se marrja e këtyre përgjegjësive sikur po i bënë Thaçi është puq”. Unë e kam pasur një besim të plotë se në marrjen e përgjegjësive të kësaj qeverie do të kryhem disa punë dhe do të zgjidhen disa probleme politike. Por kjo nuk ndodhi, madje u shtuan shumë probleme të tjera. Kemi një kabinet shumë të madh qeveritar, Kosova nuk ka pasur probleme politike më shumë, investime të huaja nuk ka dhe më e dhimbshme është se rinia po kërkon që të ikë nga Kosova”, ka thënë ai. Këto probleme nuk po i bënë Qeveria, por presidenti Thaçi. Zgjedhjet nuk janë zgjidhja më e mirë, se mund të ndërrohet qeverisja nesër, por Presidentin nuk mund ta ndërrosh dhe ai ende mund të vazhdojë me avazin e vjetër”, ka thënë Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …