Jakup Krasniqi: Ngjarjet e vitit 1981 në shkrimet e autorëve të huaj

Jakup Krasniqi: Vetëvendosja duhet të distancohet nga “patritotët” e Dik Martit në radhët e veta

Pres që organet drejtuese të LVV-së, kuptohet nëse ato janë funksionale, të distancohen seriozisht nga “patriotizmi i Dick Martit”! Nëse ato nuk distancohen, atëherë ato janë politika të VV-së.

Disa shqipfolës kur i dëgjon e i sheh se si shkruajnë e çka flasin, nuk ka si mos të të vije keq për cektësinë e mendimit që shfaqin në publik, ndoshta nuk është edhe faji i tyre, flasin aq sa edhe dinë. Disa njerëz, kur flasin e shkruajnë për shekujt e robërisë apo për pak vitet e Lirisë, tërë mllefin e tyre e shfryjnë ndaj kontribuuesve të Lirisë e të Lavdisë, kuptohet në krahasim me shekujt e shumët të robërisë!

Edhe sot në medie tona, pretenduesit e majave shtetërore apo ata që janë ngritur në majat shtetërore e bëjnë të njëjtën gjë, sikur vërtet nuk kanë probleme të tjera për rreth tyre, por problemet i kërkojnë dhe i shohin vetëm e vetëm brenda përbrenda kombit e shtetit apo shteteve që i krijuan të virtytshmit e kombit. Mbase edhe nuk kanë faj pasi lloji i njerëzve që kurrë atdheut e kombit nuk ia bënë ndonjë argat për të qenë, kaq shohin e kaq dinë, mbase edhe kaq bëjnë! Të paditurve edhe nuk duhet tua zëmë për të madhe! Kur heshtin të urtët e virtytshëm, axhamive u falet hapësira e veprimit!

Është në natyrën e njeriut të flasë  atë që di! Ndërsa, koha i kërkon ata të cilët  dinë dhe kanë integritet në qëndrime e vendimet që koha i kërkon të merren. A koha e jonë i kërkon njerëzit e virtytshëm e me integritet të lartë!

E gjithë historia e jonë e lavdishme na tregon se: Integritetin njerëzit e virtytshëm e tregojnë në kohë të vështira!

Si përfundim: Në vitin 2010, Raportin e Dick Martin e kam quajtur -Raport racist. Çdo shqiptar që D. Martin e quan PATRIOT, qoftë në shërbim të Kryeministrit apo kudo tjetër, është kolaboracionist e në shërbim të politikave gjenocidiste të Millosheviqit!

Pres që organet drejtuese të LVV-së, kuptohet nëse ato janë funksionale, të distancohen seriozisht nga “patriotizmi i Dick Martit”!Nëse ato nuk distancohen, atëherë ato janë politika të VV-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …