Jakup Krasniqi: Dëmin që “insajderi” ia shkakton buxhetit të Kosovës dhe PTK-së nuk ia shkakton gjithë “fisi” im

Jakup Krasniqi: Vrit vetë pastaj kërcëno, kjo është politika e kryezyrtarëve të Beogradit

Sa  për politikën e lartë të Beogradit, nuk do ta kisha shkruar as edhe një fjalë të vetme. Po shkruaj për ata që po bëhen se nuk po e shohin krimin.

Pse?

Sepse ajo politikë, ka dekada që është dëshmuar e ridëshmuar se është politikë e krimit dhe e gjenocidit. Pastaj, edhe sot në majat e asaj politike gjinden njerëz që ishin bukur lartë, kur atje, në Beograd projektoheshin dhe ekzekutoheshin politikat e krimit e të gjenocidit. Dhe kjo na është e ditur shumë mirë.

Të gjithë e dimë, vendorë e ndërkombëtarë, se çfarë politikash janë udhëhequr, se paku në tri dekadat e fundit në hapësirat e ish – Jugosllavisë dhe më të freskat janë ngjarjet që kanë ndodhur në Kosovë në fund shekullin e kaluar (1998- 1999). Ngjarje që pashmangshëm kanë sjell Bombardimet 78 ditësh të NATO-s mbi infrastrukturën ushtarake e policore serbe.

Pastaj, të gjithë ata që janë marrë me politikë atyre viteve dhe merren edhe sot, kanë pasur rastin të dëgjojnë se çka kanë thënë ish zyrtarë e zyrtarë të lartë të tashëm serbë për sulmin në Kafenë “Panda” në Pejë gjatë luftës.

Këta zyrtarë, përfshirë edhe Presidentin e tashëm serbë, por edhe Vuk Drashkoviqi si një nga ministrat e kohës, kanë dëshmuar se “sulmi në atë kafen “Panda” është kryer nga Sigurimi i Shtetit të Serbisë”. E pastaj është e ditur se para gjyqit serb janë nxjerr shqiptarët.

Prandaj: Vrasja është parapërgatitur nga ata që po e shfrytëzojnë atë jo vetëm për t’i ndërprerë bisedimet politike që fare nuk është dashur të ndodhin dhe tani kërcënojnë?! Këta, qeveritarët e Beogradit e kanë ndezur zjarrin, e tani po i ngrohin dhe fërkojnë duart në atë zjarr.

As shqiptarët e as ndërkombëtarët nuk duhet të bëhemi të shurdhet e të verbër, që se dimë se në Veriun e Kosovës, pushtetin faktik e kanë bandat e Beogradit që si përgjigjen Kosovës?! Për të cilat ka paralajmëruar edhe i vrari, Ivanoviq, i cili e kishte ndjerë rrezikun nga ato banda.

Kështu është, kur GJND-ja e ka amnistuar Serbinë nga politikat e saja të gjenocidit?! E tani, ata sillen si viktima?! Dhe jo vetëm kaq, por edhe kërcënojnë. Pse jo! Pasi nga politikat e gjenocidit kanë dalë të pa lagur?!

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …