Jakup Krasniqit ka kush t’i shkruajë: Linde për t’u bërë kurban i lirisë

Bija e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gresë Jakup Krasniqi, i cili ka qenë edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka rikujtuar faktin se babai i saj ndodhet që dy vjet në paraburgim në Hagë. Ajo me anë të një postimi, ka shkruar se  babai i saj Jakup Krasniqi ia ka dhuruar Kosovës shumë vite në burgjet jugosllave e vite të tjera luftë kundër okupatorit serb. “Kujt do ti kishe borxh ti, që i dhe Kosovës forcë atëherë kur ish dorëzuar? Ti që i dhurove fytyrë e zë UÇK-së, atëherë kur shumëkush ndihej i frikesuar”, ka shkruar ajo “Prandaj babi, në borxh hyre që diten kur linde, se linde për gjëra të mëdha! Linde për tu bërë kurban i lirisë që sot gëzojmë dhe urë për të ecur mbi ujrat e trazuara”, ka shkruar tutje ajo.

Postimi i plotë:

2 vite heqje lirie pa të drejt për njeriun më të drejt që kam njohur në jetën time- Babin tim!

“Kujt ja patëm borxh këtë Sevdije?!”

I kujtoj e rikujtoj këto fjalë që vin si jehonë e dhëmbin njësoj si herën e parë që i degjova!

Kujt do ti kishe borxh ti, që i dhurove Kosovës vitet e njëzeta në ilegalitet, vitet e tridhjeta në burgjet jugosllave dhe të dyzetat në luftë kundër okupatorit Serb?

Kujt do ti kishe borxh ti, që i dhe Kosovës forcë atëherë kur ish dorëzuar? Ti që i dhurove fytyrë e zë UÇK-së, atëherë kur shumëkush ndihej i frikesuar?

Kujt do ti kishe borxh ti, që gjithë këto vite dhurove, dhurove, dhurove pa mbarim e pa kushte?

Edhe në të shtatëdhjetat po i dhuron Kosovës gjithçka nga vetja!

Prandaj babi, në borxh hyre që diten kur linde, se linde për gjëra të mëdha! Linde për tu bërë kurban i lirisë që sot gëzojmë dhe urë për të ecur mbi ujrat e trazuara.

Borxh sja kishe askujt veç tokës Dardane!

Borxhlia është i keq, na thoje gjithnjë, e di që kurrë në borxh nuk hyre!.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …