Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka mbajtur një konferencë për gazetarë foli për mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve. Ai iu ka përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve sa i përket rezultatit të kësaj partie nëpër komuna. Duke folur për kryeqytetin, ai tha se beson që Arben Vitia do të jetë kryetar i Prishtinës. “Arben Vitia është në garë për Prishtinën ku prin qartazi dhe jo vetëm shpresoj por besoj që ai do të jetë kryetar i kryeqytetit dhe me datën 15 nëntor do ta marrë detyrën aty ku kanë thënë qytetarët e kryeqytetit”, ka deklaruar Kurti. Jam i etur të bashkëpunojë me secilën komunë që vlera tona të përbashkëta të arrijnë në çdo shtëpi. Kurti mendon se do t i fitojë të gjitha komunat në balotazh dhe do të qëndrojë pranë çdo kryetari komune që dëshiron të bëjë reforma. Kjo është një festë e madhe e demokracisë ka thënë Kurti, pa folur për shkaqet e humbjes në zgjedhjet e djeshme vendore.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …