Komandanti i Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli James Foggo ka thënë për mediet e Beogradit se nëse ekziston dialogu për çështjet fundamentale, që i kanë të dyja palët dhe që kanë mendime të ndryshme, ekzistojnë edhe grupe nga të dy anët që nuk pajtohen me liderët në përparimin e dialogut paqësor dhe kjo nganjëherë mund të sjellë edhe trazira. Foggo ka përkujtuar se KFOR-i është pjesë e NATO-s dhe se ka mandat të veprojë si instancë e tretë në Kosovë, pas institucioneve të saj e Policisë dhe EULEX-it e në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të KB-së e cila parasheh që KFOR-i të ruajë ambient të qetë dhe lëvizje të lirë. “Këtë po e bëjmë shumë mirë dhe nuk ka dyshim se kështu do të vazhdojmë pa marrë para sysh të gjitha sfidat e ardhshme që mund të dalin gjatë dialogut në muajt në vijim”, ka thënë Foggo. I pyetur se çfarë do të ngjajë nëse ndodh konflikti rreth kufijve, Foggo thotë se kufijtë janë bërë me marrëveshje ndërkombëtare dhe se për ruajtjen e paqes janë të ngarkuara jo vetëm NATO e KFOR-i, por edhe Ushtria e Serbisë me të cilën KFOR-i marrëdhënie të mira, tha Foggo.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …