leoni

James Hooper: Momenti diplomatik ndërkombëtar i Kosovës po shkon drejt ngërçit, ndërsa procesi i njohjeve është ngrirë

James Hooper: Momenti diplomatik ndërkombëtar i Kosovës po shkon drejt ngërçit, ndërsa procesi i njohjeve është ngrirë

Ish zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit, dhe njohës i Ballkanit, Xhejms  Huper, ka ngritur shqetësimin se momenti diplomatik ndërkombëtar i Kosovës po shkon drejt një ngërçi. Ai tha se procesi i njohjes së Kosovës duket se ka mbetur pa ajër, ndërsa dialogu me Serbinë është bërë një rrugë pa dalje. Huper vuri në dukje se disa prej aleatëve më të rëndësishëm të Kosovës po fajësojnë Prishtinën, për qasje jo konstruktive që nuk po sjellin përparime në proces. “Koha po mbaron. Në këto kohë të turbulencave, mjedisi i sigurisë është vënë në rrezik të madh, ku nuk ka më vend për gabime, pasi  kjo situatë kërkon mençuri në udhëheqje dhe një perspektivë të re nga Prishtina.  Më tej thekson se kryeministri Albin Kurti ka një mundësi të artë për të ndihmuar në këtë proces riformimi, duke qenë se procesi diplomatik për Ballkanin Perëndimor duket se ka humbur orientimin. Hooper argumenton se liderët e Kosovës nuk guxojnë të qasen në trajtimin e kësaj sfide me një ritëm të ngadaltë, pasi Perëndimi mund të zbehë procesin e dialogut, dhe kjo gjë të zvarritet edhe më tej. (Telegrafi)

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …