Vendimi i fundit i Qeverisë për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pas një sulmi masiv kibernetik ndaj Tiranës zyrtare tregoi shumë për botën. Kështu, mendon Xhejms Xons një ish-komandant i Trupave Detare Amerikane, ish-komandant suprem i aleatëve të Evropës dhe ish-këshilltar i presidentit për sigurinë kombëtare. Duke qenë edhe kryetar ekzekutiv i Këshillit Atlantik, ai tha se ngas Shqipëria ka shumë për t’u mësuar. Mësimet nga veprimet e Iranit dhe reagimi i guximshëm i Shqipërisë duhet të vihen re nga Shtetet e Bashkuara dhe komunitetin global. Ish-komandanti sjell në vëmendje goditjen fillestare të Iranit ndaj sistemeve qeveritare shqiptare. Pasi autorësia iraniane u vërtetua, kryeministri Edi Rama hodhi poshtë përpjekjet e praktikuara mirë të Iranit për të mohuar dhe shmangur përgjegjësinë”. Edi Rama ndërmori një veprim vendimtar për të shkëputur marrëdhëniet me qeverinë e Iranit dhe për të dëbuar diplomatët nga Shqipëria, saktësoi komandanti, Xhejms Xhons.
